100-vjetori pavarësisë, tre alpinistët shqiptarë ngjitin Everestin

Alpinistët shqiptarë në Everest
Tre alpinistët shqiptarë vazhdojnë ekspeditën e tyre në Everest.
Aktualisht ata ndodhen në një lartësi prej rreth 7100 metrash, siç tregon edhe kjo fotografi.
Alpinistët janë, Gjergji Bojaxhi, Fation Plaku dhe Gerti Pishtari, të cilët po i ngjiten majës së lartë me rastin e 100-vjetorit të pavarësisë, një iniciativë e sponsorizuar nga Vodafone, Reiffaisen Bank dhe Ministria e Rinisë dhe Sporteve.
Pritet që së shpejti ata të arrijnë edhe majën e Everestit, duke kapur lartësinë prej 8848 metrash. /E.L/