Holland betohet si president i Francës

Fransua Holland, presidenti i ri i Frances / Foto arkiv
Fransua Holland pritet të betohet sot si president i Francës.
Ceremonia e inaugurimit fillon në orën 10, sipas orës lokale, në pallatin Elize.
Holland pritet pastaj të emërojë kryeministrin e ri dhe menjëherë pas kësaj do të udhëtojë për në Gjermani për të biseduar mbi krizën e borxheve në Evropë.
Fushata e Holland është fokusuar në rritjen ekonomike në krahasim me masat shtrënguese, një politikë që shumë e shohin se do ta vërë kreun e ri francez në konflikt me Gjermaninë.
Zyrtarët gjermanë kanë theksuar nevojën që disa vende në eurozonë të zbatojnë masa drastike të kursimit dhe shpesh jopopullore, në mënyrë që ekonomitë e tyre të përmbushin objektivin e eurozonës. / REL