Reforma, sot diskutohen çështjet e nxehta

Komisioni i Reformës Zgjedhore
Komisioni për Reformën Zgjedhore do të diskutojë në limit të afateve çështjet më thelbësore që kanë të bëjmë me administratën zgjedhore me ankimin dhe të drejtën e palëve.
Në përfundim të mbledhjes së djeshme përfaqësuesi i PS-së, Bledar Çuçi u shpreh se sot do të diskutohet gjithashtu edhe pika për të cilën palët kanë rënë njëherë dakord, përdorimi i teknologjisë në procesin zgjedhor.
Ai tha se do të shqyrtohet edhe njëherë sot, duke shtuar se mund të gjendet një zgjidhje duke patur parasysh edhe opinionin e dhënë së fundi nga OSBE/ODIHR.
Kemi konsensus për teknologjinë, madje palët kanë miratuar në komision përdorimin e paisjeve në qendrat e votimit dhe numërimin elektronik. Ne do i shikojmë edhe njëherë në frymën e dhënë edhe nga OSBE/ODIHR.- tha Çuçi
Më tej, ai shtoi se Komisioni miratoi disa nga kapituj që i kemi kaluar edhe më përpara, në frymën edhe të disa komenteve të bërë nga OSBE/ODIHR, dhe fakktikisht janë kapituj që kanë të bënë me regjistrimin e subjekteve politike, me fushatën, median dhe financimin e partive politike.
Çuçi tha se është miratuar edhe pika që parashtron kuotat gjinore, një pikë që sipas tij, është zgjidhur në frymën e rekomandimeve të bëra nga të gjitha palët e interesuara.
***
Panorama në numrin e saj të djeshem raportoi se pika për të cilën palet janë shumë larg njëra-tjetrës është ajo e KQZ-së.
PS-ja propozon që gjashtë anëtarë të KQZ-së të zgjidhen në rastin aktual tre nga maxhoranca dhe tre nga opozita. Ndërsa i shtati të jetë një kandidat i Gjyqësorit. Sipas opozitës, KLD-ja, Gjykata e Lartë, Avokati i Popullit dhe Dhoma e Avokatëve të propozojnë nga dy kandidatë. Parlamenti, nga tetë emra që do ti vijnë, të zgjedhë dy prej tyre dhe ata ti hedhë në votim. Varianti i dytë, sipas PS-së, është zgjedhja e kryetarit nga Presidenti. Por maxhoranca shprehet se ky propozim nuk është në përputhje me rekomandimin e ODIHR-it, i cili flet për një KQZ të pavarur dhe të paanshme. PD-ja nga ana e saj nuk ka një propozim konkret. PD është e gatshme për një formulë që të gëzojë konsensus sa më të gjerë. Në kapitullin e KQZ-së ka edhe një pikë e cila ndan dy palët. PS-ja propozon që KQZ-ja e re të nisë punën menjëherë sapo të miratohet në Parlament. Por, nga ana tjetër, demokratët kujtojnë faktin se shtatë anëtarët aktualë të KQZ-së kanë mandat deri në dhjetor dhe nëse atyre u ndërpritet mandati më përpara, kjo është një shkelje kushtetuese.
Ndërkaq, Komisioneri për Zgjerimin, Stefan Fyle, tha në Tiranë se Komisioni për Reformën duhet ta mbyllë punën përpara zgjedhjes së Presidentit.
Edhe në seancën e sotme në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Europian, disa komisionerë kërkuan nga delegacioni shqiptarë më shumë informacion lidhur me ecurinë e reformës zgjedhore.