E Diel, 1 Nëntor 2026

1000-lekeshi, kartemonedha me qarkullim me te larte

Kartemonedhat me te perdorshme te bankomateve arrijne afersisht ne 140 milione prerje ne qarkullim
Banka e Shqiperise ka te drejten ekskluzive te emetimit te monedhes kombetare ne vend. Deri ne muajin shtator ky ze perfshin kartemonedha dhe monedha vendase ne qarkullim ne vleren prej 153,901 milione lekesh. Struktura e parase ne qarkullim ne vendin tone nis nga kartemonedhat me prerje 5000 leke deri ne monedhat metalike ne vleren e 1-lekeve. Prerjet e kartemonedhave 5000, 1000 dhe 500 kane rritjen me te madhe te shpejtesise se qarkullit, per shkak te perdorimit te gjere te tyre nga ATM. Sipas llogaritjeve, duke u nisur nga vlera e gjithe parase qe eshte ne qarkullim dhe perqindjes qe ze cdo kartemonedhe ne strukturen e shperndarjes se saj, vihet re qe kartemonedha e cila perdoret me shume eshte edhe 1000-lekeshi. Pra, sipas perllogaritjeve te peraferta, mendohet qe kartemonedha 1000-lekeshe te qarkulloje ne afersisht 68 milione cope. Po ashtu, nje perdorim te gjera nga bankomatet po gjen edhe kartemonedha me prerje 5000-lekeshe. Mendohet qe deri tani numri i kesaj kartemonedhe te jete e shperndare ne 10 470 000 cope. Nje numer te konsiderueshem ne strukturen e parase ne vend ze dhe kartemonedha me prerje 500-lekeshe, e cila gjendet ne qarkullim me 61.5 milione prerje. Sipas ketyre perllogaritjeve, numrin me te ulet te kartemonedha ne qarkullim e ze 100-lekeshi. Kjo kartemonedhe rezulton aktualisht ne rreth 6.5 milione prerje. Kjo vjen edhe si rezultat i masave qe po merr Banka e Shqiperise per heqjen graduale nga qarkullimi te kesaj kartemonedhe te vjeter. Po ashtu, pritet qe vitin e ardhshem Banka e Shqiperise te hedhe ne qarkullim kartemonedhen me prerje 2000-lekeshe. Prania e kesaj kartemonedhe do te lehtesonte mjaft qytetaret ne kryerjen e pagesave, por edhe sherbimet qe kryhen nepermjet bankomateve. Shpejtesia e qarkullimit te parase ne vitin 2006 per ciklin e shkurtuar te qarkullimit (banka te nivelit te dyte - Banke e Shqiperise), ne total u vertetua pothuaj ne njejtin nivel me vitin 2005. Megjithate, shpejtesia e qarkullimit pati ndryshime per prerje te vecanta te kartemonedhave dhe monedhave metalike. Keshtu, rritje e ndjeshme e shpejtesise se qarkullimit u vertetua ne kartemonedhat e prerjeve 5.000 leke, 1.000 leke dhe 500 leke, perkatesisht me 13,3 per qind, 38,9 per qind dhe 8,3 per qind. Keto jane dhe prerjet me te cilat punojne ATM-te. Ne kartemonedhat me vlere nominale 200 leke dhe 100 leke, shpejtesia e qarkullimit te tyre ka shenuar renie, per faktin se eshte pakesuar sasia mesatare ne qarkullim, ne raport me kerkesat per qarkullimin e ketyre prerjeve. Per sa u perket monedhave metalike, shpejtesia e qarkullimit pergjithesisht ka shenuar renie, dhe kjo per faktin se monedhat metalike qendrojne gjithnje ne duar te individeve per kryerjen e pagesave me vlere te vogel.
Struktura e kartemonedhes ne qarkullim:
Kartemonedha 5000 10.470.000 prerje
Kartemonedha 1000 67.030.000 prerje
Kartemonedha 500 61.440.000 prerje
Kartemonedha 200 14.630.000 prerje
Kartemonedha 100 6.460.000 prerje
Monedha 50 11.69.340.000 monedha
Monedha 20 2.285.420.000 monedha
Monedha 10 2.520.890.000 monedha

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›