Dy grabitje ne 24 ore
ELBASAN- Qyteti i Elbasanit pesoi dy vjedhje brenda nje dite. Sipas policise, vjedhja e pare u krye mbremjen e se henes ne banesen e nje te huaji, me kombesi britanike, ku u moren 4 karta bankare, si edhe nje aparat incizimi me vlere rreth 15 mije leke. 50-vjecari Nikolas Eakely, beri kallezimin ne polici, ndaj menjehere ne vendngjarje mberriti grupi hetimor, qe konstatoi se persona te panjohur kane kapercyer murin per t’u futur ne banese. Vjedhja e dyte ndodhi serish oret e vona te se henes, por kesaj radhe 22-vjecarit Franc Gjika I vodhen automjetin tip “Benz”, me targa te huaja AA 001 DD’, te cilin Gjika e kishte parkuar perpara shtepise se tij. Sipas burimeve te policise, ne bagazhin e Benzit, 22 vjecari, lindur e banues ne lagjen “Qemal Stafa” kishte edhe nje cifte te prodhimit rus, ne pronesi te tij. Forcat blu po punojne per kapjen e autorit te vjedhjes.M.K.