E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Si me rreh burri prej 7 vjetesh”

ELBASAN - Ajo ka marre kurajen te denoncoje hapur dhunen e bashkeshortit te saj. Pasi nuk ka gjetur zgjidhje ne shoqata, polici, gjykate dhe institucione te tjera ka vendosur te beje publik rastin e saj. Gruaja quhet Aferdita Ngjela. Eshte 48 vjec dhe banon ne lagjen “Vullnetari” ne Elbasan. Bashke me Aferditen jeton edhe vajza 23 vjec. "Ne fillim ishim mire, por me pas gjithcka mori te tatepjeten. Jam martuar me mbleseri ne vitin 1998. Prej 7 vjet kam provuar nje dhune barbare mbi kurrizin tim. Bashkeshorti im tashme me duket si nazist. Nuk di ne ka ndjenje dhe keqardhje ai njeri. Jam njeri, nje nene si gjithe te tjerat, por vetem shtazet mund te rrihen ne ate menyre. Jam shperfytyruar brenda dhe jashte shtepise. Me keq ndjehesha per vajzen e cila ka qene deshmitare e keqtrajtimit tim. Ajo fshihej neper shtepi pasi nuk e duronte dot dajakun dhe renkimet e mia. Sikur te mos mjaftonte dhuna dhe dajaku nisi edhe te me shese tek shoket e tij. Me solli ne shtepi nje shok me pretendimin se do te me ndihmonte. Por une nuk pranova. Me pas kuptova se edhe pse ishte i martuar me mua shkonte me gra te tjera. Eshte shume i ulet dhe i neveritshem. Nuk po duroja dot me ndaj para kater vjeteve vura ne dijeni shoqaten ne mbrojtje te grave dhe me pas denoncova ne gjykate. Edhe pse kane kaluar kater vjet qe nga ajo kohe ai vazhdon te me keqtrajtoje. Gjate kesaj kohe e kam denoncuar ne polici dhe tek polici i lagjes por ata nuk i kane bere asgje. Kam kerkuar edhe ndihmen e pushtetit lokal megjithate te gjithe mi kane mbyllur dyert. Mund te mendojne qe jam e marre dhe e lajthitur por une e di se sa vuaj. Ndaj me ne fund vendosa ta bej publike ne media rastin tim se ndoshta shpetoj. Une nuk duroj dot me". Aferdita Ngjela kerkon qe te nderhyje policia dhe organizma te tjere pasi deri tani nuk kane bere asgje. M.K.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›