E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rebelohen familjaret

KORCE- Te irrituar per denimin prej 8 vitesh burg ndaj autorit te aksidentit me pasoje vdekjen per 3 persona, te afermit e viktimave shperthyen ne vaj e proteste, ku nuk munguan edhe mallkimet ne drejtim te trupit gjyqesor. Ngjarja qe ndodhi dje ne dyert e gjykates se Korces, ku gjykohej vendimi per denimin e te pandehurit Ledion Reci. Autori i aksidentit te pergjakshem automobilistik qe ndodhi nje vit me pare ne superstraden Korce-Kapshtice, e qe la te vdekur tre persona dhe dy femije te plagosur nga e njejta familje, pretendoi se ishte i pafajshem, pasi sipas tij, “shkak i aksidentit tragjik ishte vete nje nga viktimat, njekohesisht drejtues i mjetit. Kjo fjali nuk la pa proteste familjaret e Urim dhe Aurora Bejlerit, si edhe vajzes se tyre Bora, qe tanime kallen ne dhe, qe thane se “trupi gjykues, me ne krye Emiliana Mucen ishte i shitur”. Reci do te kryeje denimin per vetem 8 vjet burg, i akuzuar per shkelje te rregullave te qarkullimit rrugor, me pasoje vdekjen e 3 personave dhe plagosjen e dy te tjereve. I.Vreto

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›