Aksident, perlaset me trenin
SHKODER- Qarkullimi i nje automjeti ne nje mbikalim te paligjshem hekurudhor, per pak sa nuk u shnderrua ne nje tragjedi. Treni i mallrave te linjes Bajze-Shkoder perplasi diten e djeshme, ne afersi te fshatit Shtoj nje autoveture tip Benz 240, me targe SH 0653 C. Perplasja shkaktoi 4 te plagosur, njeri prej se cileve ne gjendje te rende. Rreth ores 11.30, kur treni i mallrave qe po vinte nga Bajza, Benzi tentoi t’i nderprese rrugen ne nje mbikalim te paligjshem, por sapo automjeti shkeli mbi shina, treni e perplasi ate ne drejtim te pasagjerit qe ndodhej ne vendin e pare, duke e terhequr per rreth 40 m. V. Idrizi