E Shtunë, 31 Tetor 2026

11 Europianet e Shqiperise



Shqiperia do te nise te premten kunder Rumanise me 3 shtator per here te 11-te aventuren e saj ne eliminatoret e nje Kampionati Europian pavaresisht se ai i Euro 2012 eshte i 14-ti per nga radha kjo pasi ne tre fushata kualifikuese 1960 1976 dhe 1980 Kombetarja jone per arsye te ndryshme edhe politike nuk ka marre pjese. Shqiperia ka luajtur kunder 26 ekipeve kundershtare. Nga 73 ndeshje te zhvilluara Shqiperia ka mundur te fitoje vetem 10 prej tyre. 17 takime jane mbyllur ne barazim nderkohe qe kemi humbur 46 ndeshje. Shqiperia ka shenuar 55 gola ndersa ka pesuar 140 gola. Ne eliminatoret e Boteroreve Shqiperia ka kete bilanc 83 ndeshje 11 fitore 11 barazime 62 humbje.

EURO 1964
Pas pushimit ne eliminatoret e Euro 1960-s Kampionati i pare Europiane aventura e Shqiperise ne eliminatoret e nje Europiani ate Euro 1964 filloi ne menyre disi te pazakonte. Ne fakt Shqiperise i kishte rene shorti per te luajtur ne turin e pare kunder Greqise me takimin e pare ne Athine por per shkak te Ligjit te Luftes qe ekzistonte atehere midis dy vendeve ende i pashfuqizuar nga parlamenti grek skuadra helene nuk pranoi te luante kunder nesh. Shqiperia kaloi direkt ne turin e dyte kualifikues. Kundershtari i saj ishte Danimarka. Humbi 4-0 ne takimin e pare ne Kopenhagen por fitoi 1-0 ne ndeshjen e kthimit ne Tirane. Nje rezultat i pergjithshem 1-4 cka solli edhe eliminimin perfundimtar te Shqiperise.

EURO 1968
Per Shqiperine Euro 1968 do te kujtohet si nje nga kulmet e futbollit shqiptar. Kombetarja jone bente pjese pikerisht ne grupin 4 i vetmi me tre ekipe kur shtate te tjere ishin te gjithe me kater. Perballe kombetares sone dy kundershtare te medhenj Gjermania kampione botes ne vitin 1954 dhe Jugosllavia qe do te mberrinte me pas deri ne finalen e Euro 1968. Ne kater ndeshje nuk arritem te shenonim asnjehere teksa pesuam 12 gola. Por pikerisht ne keto eliminatore eshte arritur edhe nje nga rezultatet me te medha te Shqiperise ne arenen nderkombetare i cili solli edhe fundin e aventures nje kolosi si Gjermania ne kualifikueset e Euro 1968. Eshte pikerisht barazimi i vetem i Shqiperise ne 14 takime te luajtura historike me Gjermanine ne debutimin e saj te pare ne nje Kampionat Europian. Nje barazim 0-0 ne Tirane si hakmarrje e asaj humbje poshteruese 6-0 ne Dortmund pikerisht ne ndeshjen hapese eliminatore te turneut e ku Gerd Myleri i famshem 7-here golashenuesi me i mire i Gjermanise 1-here i Boterorit 1970 dhe 1-here i Europianit 1972 ne debutimin e tij me fanellen e Gjermanise na shenoi jo pak por 4 gola. Jugosllavia te ciles i kishim hequr nga duart titullin e Ballkanit ne vitin 1946 na mposhti dy here 2-0 ne Tirane dhe dyfishin ne Beograd 4-0.

EURO 1972
Shqiperia e Loro Boricit ishte ne eksperiencen e trete ne Europian. Ne grupin e 8-te kishte kundershtar per here te dyte Gjermanine Polonine dhe Turqine. Eliminatoret nisen me nje humbje 3-0 me Polonine ne Korzou me 14 tetor 1970 per te vazhduar me nje te dyte me Turqine 2-1 me Stamboll gol i Astrit Ziut per Shqiperine. Me pas erdhi humbja 0-1 ne Tirane me Gjermanine gol i te zakonshmit Gerd Myler 38 i pasuar nga nje barzim 1-1 me Polonine ku golit te polakut Banas 7 iu kunderpergjigj Zhega 32. Pas humbjes 2-0 kunder Gjermanise ne Karslruhe Shqiperia sigloi fitoren e bujshme 3-0 kunder Turqise me 14 nentor 1971 golat mbajne firmat e Ilir Pernaskes 2 dhe Panos. Nje fitore qe i mbylli me nder edhe eliminatoret e ketij Europiani pavaresisht se u renditem ne vendin e fundit.

EURO 1984
Pas vetizolimit nderkombetar dhe dy kampionateve pa marre pjese Euro 1976 dhe 1980 Shqiperia e drejtuar nga Shyqyri Rreli dhe me lojtare te tille si Luarasi Haxhi Ballgjini Vukatana Bajaziti Muca e Zeri e nisi me nje humbje te hidhur 5-0 me Austrine ne Vjene 22 shtator 1982. Udhetimi ne Izmir u mbyll me humbjen 1-0 kunder Turqise vendase Kocabiyik shenoi ne minuten e 86-te. Por rikthimi ne Tirane u shoqerua me nje 0-0 ndaj Irlandes se Veriut 15 dhjetor 1982 e qe rezultoi fatal per irlandezoverioret pasi u renditen te dytet ne grup edhe pse kishin pike te barabarta me Gjermanine por me golaverazh me te dobet. 30 marsi solli ne Tirane Gjermanine nenkampione te botes e midis lojtareve ishte edhe Hans-Peter Brigeli i cili ne dhjetor te vitit 2002 do te behej as me pak dhe as me shume por trajneri i Kombetares shqiptare madje duke vendosur 11 rekorde absolute me perfaqesuesen tone perfshire dhe rekordin e pikeve te grumbulluara ne nje edicion 13 per Boterorin e vitit 2006. Feler dhe Rumenige penallti shenojne perpara se Muhedin Targaj te shenoje me penallti golin e nderit per Shqiperine. Udhetimi drejt Irlandes solli humbjen 1-0 por ndaj Turqise ne Tirane formacioni i ideuar nga Rreli barazoi 1-1 11 maj 1983 nje autogol i Rashit Cetiner i dha barazimin Shqiperise. Sa per detaj ne ate ndeshje per Turqine luajti edhe kapiteni Fatih Terim i cili ne Euro 2008 ishte trajneri i saj. Me Austrine humbasim 2-1 ne Tirane dhe me po kete rezultat me Gjermanine ne Sarbruken. Dhe mendoni Genc Tomori ne te vetmen ndeshje te tij me Kombetaren i ben te gjitha gol ne te 23 1-0 per Shqiperine dhe karton i kuq ne te 48 kur rezultati ishte 1-1. Te fundit ne grup por me dy barazime e gjashte humbje.

EURO 1988
Kombetarja ju besua Agron Sulajt i specializuare ne Kovercano te Italise. Fushata nisi me humbjen 3-0 kunder Austrise ne Graz 15 tetor 1986 Andres Ogris Anton Polster dhe Manfred Lincmajer jane ekzekutoret e Shqiperise te perbere nga kater lojtare te Flamurtarit te cilet kishin perballuar ne ate kohe Barcelonen e famshme me dy barazime 1-1 dhe 0-0. Shkelqim Muca befasoi Spanjen ne versionin Real Madrid me golin e tij hapes ne humbjen 1-2 te Shqiperise per spanjollet realizuan me pas Arteche dhe Alonso. Vijoi me pas nje humbje e thelle 5-1 ne Bukuresht me Rumanine dhe po nje tjeter 1-0 me Austrine ne Tirane. Me Rumanine humbasim 1-0 ne Vlore perpara se te shkaterrohemi ne Spanje 5-0 me 18 nentor 1987 ne Sevilja. 24-vjecare Hoze Bakero na shenoi 3 gola. Gjashte ndeshje asnje pike. E turpshme.

EURO 1992
Suedi 1992 nen drejtimin e Bejkush Birces nisi me humbjen 2-0 kunder Islandes ne Rejkavik 30 maj 1990. Ne Tirane nen drejtimin e Agron Sulajt humbasim 1-0 me Francen qe ka per trajner Mishel Platinine por humbja qe vijon serish ne Sevilja te Spanjes eshte me e renda ne nje ndeshje zyrtare 9-0 ne Benito Villamarin. Rrebeshi spanjoll nis me golin ne minuten e 19-te me mbrojtesin Guijermo Amor Martinez dhe perfundon ne minuten e 87-te me zevendesuesin Hoze Maria Bakero. Kater gola ne porten e mbrojtur nga Anesti Arapi i Flamurtarit i perkasin Emiljo Butraguenjos. Me Spanjen u zhvillua vetem nje ndeshje pasi ajo ne Tirane per shkak te ndryshimit te sistemi nuk u luajt. Me pas vjen dushi 5-0 i Frances ne Paris Kombetarja drejtohej serish nga Birce dhe i Cekosllovakise 2-0 ne Tirane. 5 humbje rresht 15 gola te pesuar asnje i shenuar. Pikerisht me 26 maj te vitit 1991 vjen edhe fitorja e pare dhe e vetme ne keto eliminatore 1-0 kunder Islandes. Vendos goli i Edmond Abazit ne minuten e 56-te. Pas kesaj fitoreje eliminatoret u mbyllen me humbjen kunder Cekosllovakise ne Olomouc 2-1. Zmijani eshte autori i golit te Shqiperise. E vecanta e ketyre eliminatoreve para ndeshjes kunder Frances u arratisen tre futbolliste Kacaci Ibro dhe Leskaj ndersa pas saj edhe kater te tjere Kepa Gjergji Suka dhe Rudi Vata.

EURO 1996
Angli 1996. Kombetarja drejtohet nga Neptun Bajko. Eliminatoret nisen me e perfunduan me ndeshjet kunder Uellsit nje humbje 2-0 me Kardif 7 shtator 1994 dhe nje barazim 1-1 ne Tirane 15 nentor 1995 gol i Sokol Kushtes me penallti ne te 5. Gjermania na mundi dy here 2-1 ne Tirane dhe Kaiserslautern dhe po keshtu Gjerorgjia. Por ne keto eliminatore Shqiperia regjistroi per here te pare dy fitore dhe ndaj te njejtit kundershtar Moldavise. 3-0 ne Tirane me dy golat e realizuar nga Sokol Kushta 31 e 80 dhe golin e mbrojtesit Salvador Kacaj 41. Ne Kishinau 7 qershor 1995 eshte Rudi Vata 71 ai qe firmosi golin e 3-2 per Shqiperine kur me pare kishin shenuar Sokol Kushta dhe Arjan Bellaj. Kjo ishte fitorja e pare e Shqiperise ne nje ndeshje ne transferte. Ne keto eliminatore spikat dhe barazimi 1-1 kunder Bullgarise ne Tirane goli te Hristo Stojckovit ju kunderpergjigj Altin Rraklli.

EURO 2000
Eshte epoka Astrit Hafizi. Mund te konsiderohen edhe si eliminatoret e barazimeve per Shqiperine 4 te tilla ne 10 ndeshje. Nisi keq me humbjen 1-0 me Gjeorgjine ne Tbilisi por me pas tri barazime bindese radhazi 2-2 me Norvegjine ne Oslo 2-0 per Shqiperine pas golave te Bushit dhe Tares e me pas 2-2 0-0 me Greqine ne Tirane dhe 0-0 me Letonine ne Riga. Me Norvegjine humbasim 2-1 ne Qemal Stafa gol i Tares per te vazhduar me dy humbje te tjera rresht me Sllovenine 1-0 ne Tirane 2-0 ne Ljubljana. Barazimi spektakolar 3-3 me Letonine 2 gola Bushi nje gol Devi Muka pikerisht ne minuten e fundit. Pas humbjes 2-0 me Greqine ne Athine 6 tetor 1999 pas tri ditesh fitojme ne Tirane 2-1 me Gjeorgjine golat nga Altin Rraklli dhe Bledar Kola qe bene te pavlefshem golin e gjeorgjianit Shota Arveladxe.

EURO 2004
Nje ndryshim i madh ne historine e bankinave shqiptare. Drejtojne italiani Xhuzepe Dosena 2 ndeshje dhe gjermani Hans Peter Brigel 6 ndeshje. Gjithcka nisi me barazimin 1-1 kunder Zvicres ne Tirane 12 tetor 2002 gol i Edvin Muratit por pas humbjes 4-1 me Rusine kater dite me pas ne Volgograd gol i Klodian Duros italiani Dosena e braktisi ne menyre te papritur Shqiperine. Pasuesi i tij gjermani Hans-Peter Brigel e nisi me nje fitore te bujshme 3-1 kunder Rusise ne Shkoder me 29 mars te vitit 2003 Altin Rraklli Altin Lala dhe Igli Tare bene te pavlefshem golin e realizuar nga rusi Andrej Karayka. Nje debutim endrrash per Brigelin nje hakmarrje madheshtore ndaj Rusise te drejtuar nga rusi i famshem Valeri Gazajev. Shqiperia barazoi 0-0 me Irlanden ne Tirane por humbi 2-1 ne Dublin me nje autogol te Adrian Aliajt ne minuten e 91-te golin e Shqiperise e shenoi Ervin Skela nje minute pasi Robi Kin kishte realizuar per Irlanden. Portieri Strakosha i demtuar ne ate takim u zevendeua ne minuten e 79-te nga Arjan Beqaj. Ndaj Zvivres ne Gjeneve Shqiperia humbi 3-2 gola te Lales dhe Skeles 11-m. Pas hmbjes 3-0 me Gjeogjine ne Tbilisi me 6 shtator 2003 kater dite me pas ne Qemal Stafa Shqiperia fitoi 3-1. Dy fitore kater barazime dhe kater humbje 13 pike nje rekord ende i pathyer per Shqiperine.

EURO 2008
Ne bankine Shqiperia ka kroatin Oto Baric nje prej trajnereve me te njohur ne Europe. Eliminatoret nisen me barazimin 2-2 me Bjellorusine ne Minsk golat nga Skela dhe Hasi. Shqiperia humbi 2-0 ne Tirane me Rumanine me gafen e Bekim Kastratit dhe Dika dhe Mutu me penallti realizuan per rumunet. Pas humbjes 2-1 ne Amsterdam me Holanden gol i Debatik Currit erdhen dy barazime resht 0-0 me Sllovenine ne Shkoder dhe Bullgarine ne Sofje. Dy fitore me Luksemburgun 2-0 ne Tirane dhe 3-0 ne Luksemburg protagonist eshte Edmond Kapllani me 3 gola ne 2 ndeshje nje humbje 1-0 e minutes se fundit me Holanden ne Qemal Stafa Van Nistelroi ne te 91 dhe serish dy barazime rresht me Sllovenine 0-0 ne Celje dhe 1-1 me Bullgarine 1-1 ne Tirane krijuan pershtypjen e nje fundi me dinjitet te eliminatoreve. Por humbja 4-2 me Bjellorusine ne Qemal Stafa dhe 6-1 me Rumanine ne Bukuresht me Oto Baricin te pezulluar ne te dyja ndeshjet krijuan nje rremuje te vertete me akuza dhe kunderpergjigje per shitje dhe fiksim te rezultatit madje dhe nga kryeministri Sali Berisha e ish-ministri Pango. Te mbetura ende nje dileme e madhe.

EURO 2012
Cel siparin sot. Ne qytetin e vogel Pietra-Meant. Kunder Rumanise. Kombetarja shqiptare eshte nen drejtimin e nje tjeter kroati. Josip Kuzhe. Eliminatoret e Euro 2012-s ofrojne ne grupin D edhe Francen Bosnje-Hercegovinen Bjellorusine dhe Luksemburgun.

SHQIPERIA
NE KAMPIONATET EUROPIANE
Ndeshje 73
Fitore 10
Barazime 17
Humbje 46

NE KAMPIONATET BOTERORE
Ndeshje 84
Fitore 11
Barazime 11
Humbje 62

Te gjitha ndeshjet

Euro 1964
Eliminatoret
Turi i pare
Shqiperi-Greqi fitore ne tavoline

Turi i dyte
Danimarke-Shqiperi 4-0
Shqiperi-Danimarke 1-0

EURO 1968
Eliminatoret Grupi 4

Gjermani-Shqiperi 6-0
Shqiperi-Jugosllavi 0-2
Jugosllavi-Shqiperi 4-0
Shqiperi-Gjermani 0-0
Renditja Jugosllavia 6 Gjermania 5 Shqiperia 1

EURO 1972
Eliminatoret Grupi 8

Poloni-Shqiperi 3-0
Turqi-Shqiperi 2-1
Shqiperi-Gjermani 0-1
Shqiperi-Poloni 1-1
Gjermani-Shqiperi 2-0
Shqiperi-Turqi 3-0
Renditja Gjermania 10 Polonia 6 Turqia 5 Shqiperia 3

EURO 1984
Eliminatoret Grupi 6

Austri-Shqiperi 5-0
Turqi-Shqiperi 1-0
Shqiperi-Irlande e Veriut 1-0
Shqiperi-Gjermani 1-2
Irlande e Veriut-Shqiperi 1-0
Shqiperi-Turqi 1-1
Shqiperi-Austri 1-2
Gjermani-Shqiperi 2-1
Renditja Gjermania 11 Irlanda e Veriut 11 Austria 9 Turqia 7 Shqiperia 2

EURO 1988
Eliminatoret Grupi 1

Austri-Shqiperi 3-0
Shqiperi-Spanje 1-2
Rumani-Shqiperi 5-1
Shqiperi-Austri 0-1
Shqiperi-Rumani 0-1
Spanje-Shqiperi 5-0
Renditja Spanja 10 Rumania 9 Austria 5 Shqiperia 0

EURO 1992
Eliminatoret Grupi 1

Islande-Shqiperi 2-0
Shqiperi-France 0-1
Spanje-Shqiperi 9-0
France-Shqiperi 5-0
Shqiperi-Cekosllovaki 0-2
Shqiperi-Islande 1-0
Cekosllovaki-Shqiperi 2-1

Renditja Franca 16 Cekosllovakia 10 Spanja 6 Islanda 4 Shqiperia 2

EURO 1996
Eliminatoret Grupi 7

Uells-Shqiperi 1-0
Shqiperi-Gjermani 1-2
Shqiperi-Gjeorgji 0-1
Gjermani-Shqiperi 2-1
Shqiperi-Moldavi 3-0
Gjeorgji-Shqiperi 2-0
Moldavi-Shqiperi 2-3
Shqiperi-Bullgari 1-1
Bullgari-Shqiperi 3-0
Shqiperi-Uells 1-1
Renditja Gjermania 25 Bullgaria 22 Gjeorgjia 15 Moldavia 9 Uellsi 8 Shqiperia 8

EURO 2000
Eliminatoret Grupi 2

Gjeorgji-Shqiperi 1-0
Norvegji-Shqiperi 2-2
Shqiperi-Greqi 0-0
Letoni-Shqiperi 0-0
Shqiperi-Norvegji 1-2
Shqiperi-Slloveni 0-1
Slloveni-Shqiperi 2-0
Shqiperi-Letoni 3-0
Greqi-Shqiperi 2-0
Shqiperi-Gjeorgji 2-1
Renditja Norvegji 25 Slloveni 17 Greqi 15 Letoni 13 Shqiperi 7 Gjeorgji 5

EURO 2004
Eliminatoret Grupi 10

Shqiperi-Zvicer 1-1
Rusi-Shqiperi 4-1
Shqiperi-Rusi 3-1
Shqiperi-Irlande 0-0
Irlande-Shqiperi 2-1
Zvicer-Shqiperi 3-2
Gjeorgji-Shqiperi 3-0
Shqiperi-Gjeorgji
Renditja Zvicra 15 Rusia 14 Irlanda 11 Shqiperia 8 Gjeorgjia 7

EURO 2008
Eliminatoret Grupi 1

Bjellorusi-Shqiperi 2-2
Shqiperi-Rumani 0-2
Holande-Shqiperi 2-1
Shqiperi-Slloveni 0-0
Bullgari-Shqiperi 0-0
Shqiperi-Luksemburg 2-0
Luksemburg-Shqiperi 3-0
Shqiperi-Holande 1-0
Slloveni-Shqiperi 0-0
Shqiperi-Bullgari 1-1
Shqiperi-Bjellorusi 2-4
Rumani-Shqiperi 6-1
Renditja Zvicra 15 Rusia 14 Irlanda 11 Shqiperia 8 Gjeorgjia 7

SHQIPERIA NE
ELIMINSTORET E EUROPIANEVE
Kompeticioni Nde. Fit. Bar. Hum. Pike
Euro 2008 12 2 5 5 11
Euro 2004 8 2 4 4 8
Euro 2000 10 1 4 5 7
Euro 1996 10 2 2 6 8
Euro 1992 7 1 0 6 3
Euro 1988 6 0 0 6 0
Euro 1984 8 0 2 6 2
Euro 1980 Nuk morem pjese
Euro 1976 Nuk morem pjese
Euro 1972 6 1 1 4 4
Euro 1968 4 0 1 3 1
Euro 1964 2 1 0 1 3
Euro 1960 Nuk morem pjese

NDESHJET SIPAS KUNDERSHTAREVE
Austrise 4 0F-0B-4H
Bjellorusise 2 0-1-1
Bullgarise 4 0-3-1
Cekosllovakise 2 0-0-2
Danimarkes 2 1-0-1
Frances 2 0-0-2
Gjeorgjise 6 2-0-4
Gjermanise 8 0-1-7
Greqise 2 1-0-1
Islandes 2 1-0-1
Irlandes 2 0-1-1
Letonise 2 0-2-0
Luksemburgut 2 2-0-0
Moldavise 2 2-0-0
Holandes 2 0-0-2
Irl.Veriut 2 0-1-1
Norvegjise 2 0-1-1
Polonise 2 0-1-1
Rumanise 4 0-0-4
Rusise 2 1-0-1
Jugosllavise 2 0-0-2
Sllovenise 2 0-2-2
Spanjes 3 0-0-3
Zvicres 2 0-1-1
Turqise 4 1-1-2
Uellsit 2 0-1-1
Totali 73 ndeshje 10 fitore 17 barazime 46 humbje.

Spanja dhe ndryshimi i sistemit

Per eliminatoret e Euro 1992 me Spanjen u zhvillua vetem nje ndeshje pasi ajo e kthimit ne Tirane per shkak te ndryshimit te sistemit nga komunist ne demokraci ne Shqiperi nuk u luajt.

Franca dhe arratisja e futbollisteve

Para ndeshjes kunder Frances ne Paris 30 mars 1991 u arratisen tre futbolliste Kacaci Ibro dhe Leskaj ndersa pas saj edhe kater te tjere Kepa Gjergji Suka dhe Rudi Vata.

Humbjet dhe akuzat per shitje

Humbja 4-2 me Bjellorusine ne Qemal Stafa dhe 6-1 me Rumanine ne Bukuresht per Euro 2008-n krijuan nje rremuje te vertete me akuza dhe kunderpergjigje per shitje dhe fiksim te rezultatit.

3 Shtator 2010

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›