E Shtunë, 31 Tetor 2026

Euro 2012-a nga Rumania te Rumania



Shqiperia do ti nise eliminatoret e Kampionatit Europian 2012 atje edhe ku perfundoi fushaten kualifikuese te Euro 2008 ne Bukuresht dhe me te njejtin kundershtar Rumanine. Pikerisht Rumania ndaj se ciles jemi perballur 13 here ne ndeshje nderkombetare 2 fitore 1 barazim e 10 humbje do te jete edhe kundershtari i pare ne fushaten Europianit te Polonise e Ukraines. Nje takim i fiksuar me 3 shtator te ketij viti. Ne perballjen e fundit kunder rumuneve me 21 nentor 2007 pesuam edhe humbjen me te thelle ndaj tyre 6-1 e qe solli edhe largimin e ish-trajnerit kroat Oto Baric. Do te jete nje tjeter trajner kroat i Shqiperise Josip Kuzhe ai qe do te perballoje Rumanine gati tre vjet me pas ku Kombetarja jone do te beje te pamunduren per te lare turpin. Fundi i eliminatoreve na ofron ne Qemal Stafa 12 tetor 2011 serish Rumanine. Pas nje serie te gjate prej 8 humbjesh ne ndeshjet e para te eliminatoreve te Kampionateve Europiane - madje pa shenuar qofte edhe nje gol te vockel 26 te tille te pesuar - Shqiperia ne dy ndeshjet e fundit ka barazuar ne premiere kunder Zvicres ne Tirane 1-1 trajner italiani Xhuzepe Dosena dhe Bjellorusise ne Minsk 2-2 trajner kroati Oto Baric. Rumania eshte nje nga tre skuadrat me te forta te Grupit D perfshire ketu Francen dhe Bosnje-Hercegovinen. Pas sfides se veshtire ne Bukuresht kuqezinjte e Kuzhese do te relaksohen kunder Luksemburgut 7 shtator 2010 ndaj te cileve fituam bollshem ne dy perballet e fundit ne Euro 2008 2 fitore te pastra 2-0 ne Tirane dhe 3-0 ne Luksemburg e me nje promotor goli Edmond Kapllanin autor i tre golave nga 5 te shenuar kunder tyre. Shqiperi-Bosnje 9 tetor 2010 eshte dhe ndeshja e pare e luksit ne Qemal Stafa. Bosnja nje kundershtar ndaj te cilit ne statistika jemi dominuese 3 ndeshje 2 fitore 1 barazim eshte tani nje kocke e forte edhe per Francen dy here kampione te Europes dhe Rumanine. Kater dite me pas Shqiperia udheton drejt Bjellorusise ndaj te cileve kemi barazuar 2-2 ne Minsk. Kjo ndeshje mbyll edhe vitin 2010 nderkohe qe do te jete serish Bjellorusia skuadra qe hap edhe serine prej 7 takimesh te vitit 2010. Ne perballjen e fundit kunder Bjellorusise ne Tirane humbem 4-2. Tete qershori e gjen Shqiperine ne Bosnje nderkohe qe tre muaj me pas mberrin ne Tirane 3 shtator 2011 edhe favoriti kryesor i grupit tone Franca ndeshja me e shumepritur e ketij edicioni.
Ne takimin fundit midis dy ekipeve ne kryeqytetin shqiptar te zhvilluar dhjete vite me pare 17 nentor 1990 Franca fitoi 1-0 me golin e Bolise. Pas nje ndeshje pa shume stres kunder Luksemburgut ne transferte Nese nuk marrim gjashte te plota kunder tyre per mua do te jete nje deshtim -tha Kuzhe do te luajme ne Paris atje ku per here te pare dhe te fundit u shpartalluam 5-0 30 mars 1991 dhe nga grupi i lojtareve u arratisen shtate futbolliste perfshire edhe Rudi Vaten.
Nga grupi yne prej gjashte skuadrash e para kualifikohet direkt nderkohe qe e dyta do te luaje play-of me perjashtim te rastit qe nese e dyta jone eshte me e mira e te gjitha grupeve do te kualifikohet direkt. Situata para ndeshjes se fundit ne grupe France-Bosnje dhe Shqiperi-Rumani mund te jete e tille qe Shqiperia te jete faktor percaktues ashtu sic ndodhi ne rastin e Boterorin 2006 kur vendi yne dhuroi Turqise kualifikimin per te qene pjese e play-ofit te Boterorit por qe fale nje goli te Valon Behramit ishte Zvicra ajo qe morri pjese ne finalet e Gjermanise. Shqiperia per momentin gusht 2010 renditet e 70-te ne ranklisten boterore te FIFA-s. Franca e 21-ta Rumania 42 Bosnja 57 Bjellorusia 78 dhe Luksemburgu 117.

KALENDARI I NDESHJEVE

3 shtator 2010
Rumani-Shqiperi

7 shtator 2010
Shqiperi-Luksemburg

9 tetor 2010
Shqiperi-Bosnje

13 tetor 2010
Bjellorusi-Shqiperi

26 mars 2011
Shqiperi-Bjellorusi

8 qershor 2011
Bosnje-Shqiperi

3 shtator 2011
Shqiperi-France

7 shtator 2011
Luksemburg-Shqiperi

8 tetor 2011
France-Shqiperi

12 tetor 2011
Shqiperi-Rumani

KUNDERSHTARET

FRANCA
Themelimi i federates se futbollit 1919
Trajner Lorent Blank
Kapiten Florent Malouda
Renditja FIFA 21
Pjesemarrje ne finale 7 1960 1984 1992 1996 2000 2004 2008
Bilanci me Francen 2 ndeshje 0 fitore 0 barazim 2 humbje Golavarazhi 0-6

RUMANIA
Themelimi i federates se futbollit 1909
Trajner Razvan Lucescu
Kapiten Kristian Kivu
Renditja FIFA 42
Pjesemarrje ne finale 4 here 1984 1996 2000 2008
Bilanci me Rumanine 13 ndeshje 2 fitore Shqiperia 1 barazim 10 fitore Rumania. Golavarazhi 9-42

BOSNJE-HERCEGOVINA
Themelimi i federates se futbollit 1992
Trajner Safet Sushic
Kapiten Emir Spahic
Renditja FIFA 57
Pjesemarrje ne finale Asnje
Bilanci me Bosnjen 3 ndeshje 2 fitore 1 barazim 0 humbje Golavarazhi 5-0

BJELLORUSIA
Themelimi i federates se futbollit 1989
Trajner Bernd Stange
Kapiten Juri Zhvenov
Renditja FIFA 78
Pjesemarrje ne finale Asnje
Bilanci me Bjellorusine 2 ndeshje 0 fitore 1 barazim 1 humbje Golavarazhi 4-6

LUKSEMBURGU
Themelimi i federates se futbollit 1908
Trajner Luk Holc
Kapiten Xhef Straser
Renditja FIFA 117
Pjesemarrje ne evropian Asnje
Bilanci me Luksemburgun 3 ndeshje 2 fitore 1 barazim 0 humbje Golavarazhi 5-0

Kampionatet dhe fituesit
1. France 1960 Bashkimi Sovjetik
2. Spanje 1964 Spanja
3. Itali 1968 Italia
4. Belgjike 1972 Gjermania
5. Jugosllavi 1976 Cekosllovakia
6. Itali 1980 Gjermania
7. France 1984 Franca
8. Gjermani 1988 Holanda
9. Suedi 1992 Danimarka
10.Angli 1996 Gjermania
11.Belgjike/Holande 2000 Franca
12.Portugali 2004 Greqia
13.Austri/Zvicer 2008 Spanja

3 Shtator 2010

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›