Vrasja e gjyqtarit, eksplozivi i blerë në Malin e Zi

Në vendin e ngjarjes janë gjetur mbetje celulari dhe pluhur magneti.
Sipas hetimeve, sasia e lëndës shpërthyese ka qenë 400-500 gramë. Grupi hetimor i antiterrorit bëri të ditur se copat e mbetjes së celularit nuk i përkasin telefonit të viktimës. Provat e gjetura në vendin e ngjarjes janë marrë për ekzaminim për të zbuluar llojin e telefonit celular, çka sipas hetuesve do të jepte të dhëna të rëndësishme për hetimin.
Një tjetër e dhënë është se eksplozivi, në bazë të të dhënave mund të jetë blerë në Malin e Zi. Sipas hetuesve, mina e përdorur është e ngjashme me disa mina që janë sekuestruar më parë në Shqipëri dhe që kishin ardhur nga Mali i Zi, të blera me një çmim prej 2500-3000 euro. Por shpërthimi ka ndodhur në atë mënyrë saqë ka shkatërruar shumë gjurmë. /Start/
2011-09-12 09:17