E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nisi arsimi parauniversitar

Mësimi nis në 1749 shkolla nëntëvjeçare dhe në 376 shkolla të mesme. Për herë të parë këtë vit ulen në bankat e shkollave rreth 56 mijë nxënës.

Ky vit arsimor përmban 35 javë dhe do të përfundojë në datën 6 qershor, ndërsa provimet e lirimit do të jenë në periudhën 7 dhe 22 qershor. Do të kenë dy periudha pushimi, një në pushimet e Vitit të Ri, rreth 2 javë dhe një në fund të marsit. Ndërsa, për sa i përket arsimit të mesëm, ky vit shkollor mbaron më 13 qershor të 2012-ës.

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Myqerem Tafaj, uroi dje mësuesit dhe nxënësit. "Sistemi arsimor po zhvillohet me shpejtësi. Janë shënuar arritje shumë të rëndësishme sasiore. Por ne jemi të vetëdijshëm që arritjet sasiore duhet të kthehen në cilësi, që nxënësit të fitojnë dije, duke i shërbyer formimit të tyre si qytetar të një shoqërie demokratike”, shprehet ministri, duke theksuar se, "Arsim cilësor për të gjithë është sfida jonë", nënvizoi ai. Por me nisja e mësimit nëpër shkolla ka shkaktuar sot trafik të rënduar në thuajse pjesën më të madhe të rrugëve të Tiranës.

                                                                                             2011-09-12 08:22
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›