Ben Ali miqve: Dua të vdes në Tunizi
Ish presidenti tunizian Ben Ali, ka telefonuar disa miqë të afërm të tij dhe i ka shprehur qëllimin e tij për të rihyrë në Tunizi. Mediat e huaja informojnë se gjatë kësaj bisede telefonike, Ben Ali po ashtu i ka deklaruar miqve se dëshiron të vdes në vendin e tij.
Sipas shtypit të huaj, Ali ka telefonuar miqtë e tij me rastin e festës së mbylljes së muajit të Ramazanit. Ben Ali është arratisur në 14 janar, së bashku me bashkëshorten e tij Leila dhe dy fëmijët e vegjël në Arabinë Saudite.
Ben Ali u tërhoq nga pushteti pas protestave të dhunshme që përfshinë vendit që pas datës 17 dhjetor të vitit të kaluar. Në gjyqin e zhvilluar në mungesë të tij, Ben Ali u akuzua për korrupsion, pastrim parash dhe trafik droge. Zyrtarët sauditë nuk i janë përgjigjur kërkesës së Tunizisë për ekstradimin e Ben Ali dhe bashkëshortes së tij Lejla Trabelsi.