Libia rifillon prodhimin e naftës

Ministri libian, Mahmoud Jibril, ka deklaruar se Libia ka rifilluar prodhimin e naftës, dhe ka premtuar që puna për naftën e papërpunuar do të nisë në një të ardhme të afërt.
“Kemi filluar podhimin e naftës”, ka saktësuar ai në një konferencë për shtyp, të mbajtur në Tripoli. Ministri ndër të tjera ka theksuar se prodhimi i naftës në zonën qëndrore të vendit, është ndalur gjatë konfliktit, por që shumë shpejt do të rifillojë punën.