E Hënë, 2 Nëntor 2026

11 drejtues mjetesh të proceduar në 72 orët e fundit për shkelje rrugore

TIRANË, 16 shtator/ATSH/ Policia Rrugore e Tiranës vijon pa ndërprerje kontrollet në të gjitha akset rrugore për parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e sigurisë për të gjithë përdoruesit e rrugës.

Policia njoftoi sot se gjatë 72 orëve të fundit 11 drejtues automjetesh janë arrestuar/proceduar penalisht, pasi u kapën duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur ose pa leje.

Gjatë kontrolleve, janë bllokuar 14 automjete, 11 leje qarkullimi janë tërhequr për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor, si dhe janë vendosur 3900 masa administrative për parkim të gabuar.

Gjithashtu ndaj automjeteve të konstatuara në tejkalim të normave nga makinat inteligjente shpejtësi-matëse, janë vendosur 54 masa administrative.

Drejtimi i automjetit, në efektin e alkoolit dhe/ose pa leje drejtimi, si dhe shkeljet e tjera të rënda të rregullave të qarkullimit, përbëjnë rrezik serioz për jetën e drejtuesve të mjeteve dhe qytetarëve të tjerë. Sipas Policisë Rrugore, autorët e tyre do të ndëshkohen me masa të menjëhershme dhe të rrepta, sipas parashikimeve ligjore. Kontrollet vijojnë pa ndërprerje, në të gjitha akset rrugore të kryeqytetit, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë rrugore. /k.s/j.p/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›