E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obe-Berisha: Ju mbështesim për integrimin

 Dy personalitetet shprehën falënderimet e ndërsjella për bashkëpunimin midis dy vendeve.

Në këtë kontekst, u rikonfirmua vullneti dhe angazhimi i plotë i të dy vendeve dhe qeverive për të zgjeruar e thelluar bashkëpunimin në të gjitha fushat, në veçanti në ato prioritare si integrimi Shqipërisë në Bashkimin Evropian dhe marrja sa më shpejt e statusit kandidat, por edhe në fusha të tjera si në atë të sigurisë, të mbrojtjes, në bashkëpunimin në shërbim të konsolidimit të stabilitetit e miqësisë në rajon, në thithjen e investimeve të rëndësishme britanike në Shqipëri, si dhe në sektorë si ai i turizmit, etj..

Në këtë kontekst, ambasadori britanik vlerësoi arritjet e rëndësishme në bashkëpunimin midis dy qeverive në fushën e luftës kundër krimit, bashkëpunimin në kuadër të koalicionit në Afganistan, në fushën e mbrojtjes etj. Ambasadori Nicholas Cannon Obe i rikonfirmoi Kryeministrit Berisha mbështetjen e plotë të Britanisë së Madhe në përpjekjet e Shqipërisë dhe qeverisë shqiptare për integrimin në BE.

Nga ana e tij, Kryeministri Berisha theksoi edhe një herë se për qeverinë shqiptare anëtarësimi sa më i shpejtë i vendit në Bashkimin Evropian është dhe mbetet projekt madhor kombëtar dhe qeveria shqiptare është e vendosur të ndërmarrë çdo masë, të kryejë çdo reformë për ecjen me shpejtësi përpara në këtë proces, të cilin e konsiderojmë një proces të bazuar në meritë./Start/

                                                                                             2012-03-28 15:40
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›