11 “kuqezinjë” që rriten në Serinë AJa ku aktivizohen disa nga futbollistët e ardhshëm të kombëtares. Milan, Inter, Xhenova, Udinese, aty ku luajnë talentët shqiptarë

Rrjetet sociale:
Leonard Karaj - Kanë qenë të shumtë trajnerët e huaj edhe shqiptarë të cilët janë ankuar se nuk arrijnë rezultate me kombëtaren për shkak të mungesës së lojtarëve cilësorë. Problematikë për këta ta ka qenë organika e varfër e ekipit pa u mundur shumë të vërejnë armatën e madhe të shqiptarëve dhe pse jo edhe të kosovarëve që militojnë në skuadra të shumta evropiane. Kjo jo vetëm për faktin se shumica prej tyre janë të panjohur edhe për google.com, por se edhe kontaktet me këta të fundit kanë qenë gati inekzistente. U deshën zyra të posaçme të krijuara pas viteve 2000 në Greqi, Gjermani e Itali për të peshkuar talentë të rinj kuqezinj. Për të qëndruar tek shteti fqinj matanë Adriatikut, janë të pafund futbollistët shqiptarë që aktivizohen në skuadra të ndryshme të grupmoshave nga diletantët e deri tek Seria A. Po, po Seria A, në një prej 5 kampionateve më të forta në botë. Pas navigimit nëpër faqet e shumta të internetit gazeta “Panorama Sport” zbulon disa nga emrat e futbollistëve shqiptarë që jo rastësisht veshin bluzat e Milanit, Interit, Udinezes, Xhenovës dhe Sampdorias.
Kuqezinjtë më të rinj
Trajneri i Kombëtares U-17 vari shpresat pikërisht tek ata të dy në ndeshjet e një muaji më parë për kualifikimet e evropianit U-17 të 2010-ës. Dhe ishin pikërisht ata që shënuan të vetmit gola e super-disfatës kuqezi (11 gola të pësuar, 2 të shënuar). Fabio Hoxha dhe Berkert Abdija ishin futbollistët më të mirë të kombëtares sonë, të vetmit nga 18 të grumbulluarit që aktivizoheshin në një kampionat të huaj. Hoxha është rrituar dhe vazhdon të luajë te Interi i Milanos. Sulmuesi kuqezi shihet si një nga talentet më premtues të kombëtares sonë, fakt që prabohet edhe nga specialistët e futbollit. Ndërsa Abdija (luan te Siena) është një mesfushor energjik që përgjithësisht parapëlqen të bëjë rolin e regjisorit të skuadrës. Lojtari ishte një nga pikat kyçe të skuadrës U-17 të Ardian Memës, ekip që në ndeshjet ndaj Luksemburgut, Hungarisë dhe Sllovakisë çaloi totalisht në lojën mbrojtëse.
Talentë pa kufij
Për të mbetur tek mbrojtja, nga informacionet një futbollist me mjaft premisa për repartin difensiv po rritet në skuadrat e moshave të Milanit. Edjon Bitraj i datëlindjes 6 qershor 1992 luan prej 4 vjetësh tek kjo skuadër dhe është në listat e të rinjve nën vëzhgim të Federatës Shqiptare të Futbollit (të paktën kështu pohohet). Por një tjetër mbrojtës, ndoëse më i vogël në moshë rritet tek Xhenova, Paolo Sokoli. 14-vjeçari ka lindur në Velipojë, Shkodër dhe shquhet për lojën fizike. Ndërsa në veri të Italisë, tek Udineze luan një tjetër mbrojtës, Kevin Kuka. 14-vjeçari e ka shkelmuar pikërisht tek ky klub topat e parë. Por ndërkaq nuk kanë fund shqiptarët që preferojnë të luajnë në repartet e avancuara. Kështu si mesfushorë gjejmë Agron Bufin, i cilia kaloi nga Peruxhia te Palermo vetëm gjatë kësaj merkatoje verore; Josef Preçi, Sampdoria/ U-14 e Artur Ymeri, Xhenoa/ U-18, që të dy kanë luajtur më parë tek Sperance Savona; si dhe Kristian Gjokeja, Atalanta/ U-14 e Armando Lukaj, Siena/ U-17. Ky i fundit mund të jetë i grumbulluari i ardhshëm i kombëtares U-17, kjo për cilësitë që ka shfaqur në fushën e lojës. Ndrësa i vetmi sulmues është Jasmin Ademi, i cili ka lindur në Kosovë dhe luan për Siena/ U-17.
“Kuqezinjtë” e Serie A
Fabio Hoxha
Skuadra: Inter/ U-18; Datëlindja: 07.05.1993; Pozicioni: Sulmues; Shënim: Ka luajtur edhe me kombëtaren U-17 të Shqipërisë
Josef Preçi
Skuadra: Sampdoria/ U-14; Datëlindja: 09.01.1998; Pozicioni: Sulmues; Shënim: Ka lujatur më parë te Sperance Savona.
Edjon Bitraj
Skuadra: Milan/ U-17; Datëlindja: 06.04.1992; Pozicioni: Mbrojtës; Shënim: Luan prej 4 vjetësh tek kjo skuadër.
Agron Bufi
Skuadra: Palermo/ U-19; Datëlindja: 07.06.1992; Pozicioni: Mesfushor; Shënim: Ka luajtur më parë tek Perugia
Artur Ymeri
Skuadra: Xhenoa/ U-18; Datëlindja: 28.01.1992; Pozicioni: Mesfushor; Shënim: Ka luajtur më për tek Esperance Savona
Paolo Sokoli
Skuadra: Xhenoa/ U-15; Datëlindja: 29.03.1995; Pozicioni: Mbrojtës; Shënim: Ka lindur në Velipojë, Shkodër.
Kristian Gjokeja
Skuadra: Atalanta/ U-14; Datëlindja: 19.03.1996; Pozicioni: Mesfushor; Shënim: Futbollisti ka edhe nënshtetësi italiane.
Berkert Abdija
Skuadra: Siena/ U-18; Datëlindja: 22.08.1993; Pozicioni: Mesfushor; Shënim: Ka lujtuar me kombëtaren U-17 të Shqipërisë.
Armando Lukaj
Skuadra: Siena/ U-17; Datëlindja: 19.01.1994; Pozicioni: Mesfushor; Shënim: Është në shënjestrën e kombëtares U-17
Jasmin Ademi
Skuadra: Siena/ U-17; Datëlindja: 02.01.1994; Pozicioni: Sulmues; Shënim: Jasmin Ademi ka lindur në Kosovë
Kevin Kuka
Skuadra: Udinese/ U-16; Datëlindja: 12.02.1995; Pozicioni: Mbrojtës; Shënim: Ka nisur tek ky ekip para tre vjetësh.
Talentë të konfirmuar
Çani & Çorri, ata që i duhen Kombëtares
Janë padyshim dy nga futbollistët më të talentuar që kanë dalë së fundmi nga skuadrat e grupmoshave në Itali. I pari, Edgar Çani është rritur tek Peskara dhe vetëm dy sezone më parë arriti të kalonte tek Palermo. Presidenti Zamparini pagoi 1.5 milionë euro për kartonin e tij, kjo falë golave që Çani realizoi tek Peskara. madje mediat italiane e ciëlsuan si “Bobo Vierin” e ri ndaj edhe shumë skuadra të tjera mësymën për të marrë shërbimet e futbollistit. Në fund ishte Palremo që siguroi kartonin e tij dhe për dy sezone rresht e ka dhënë në formë huazimi tek Askoli (2008-2009) dhe Padova (2009-2010) me synimin që ai të mund të rritet dhe të marrë më shumë eksperiencë. Çani është i datëlindjes 22 korrik 1989 dhe ka lindur në Tiranë. Por duke pasur edhe nënshtetësi italiane futbollisti mund edhe të “peshkohet” nga kombëtarja italiane, përderisa kombëtarja jonë jo vetëm që nuk ka ndërmend ta grumbullojë por nuk ka ende dijeni për këtë lojtar (Kuzhe e pohoi vetë në konferencën për shtyp para disa ditësh). Lojtari ka shprehur dëshirën për të luajtur për Shqipërinë, por vetëm me Kombëtaren A dhe jo duke filluar që nga U-21. Ndërsa tjetër ritëm ka ndjekur Andi Çorri, i cili ka luajtur disa ndeshje me U-17. Mbrojtësi shkodran është rritur në akademinë e Milanit (kuqezinjtë disponojnë ende kartonin e tij) dhe gjatë kësaj vere kaloi në formë huazimi te Groseto në Serie B, për të përfituar më shumë eksperiencë. Që të dy janë futbollistë absolutisht të nevojshëm për një kombëtare si e jona, e cila i numëron me gishta lojtarët e talentuar, të dalë nga akademitë më të mëdha të futbollit në Evropë.
Murinjo, tifoz i shqiptarit Fabio Hoxha
Jose Mourinjo është tifoz i një talenti shqiptar, Fabio Hoxhës, goleadorit më të mirë të Interit U-17, apo “Allievi Nazionali” siç njihet në Itali. “Murinjo më hodhi dorën në qafë dhe më tha disa herë ‘bravo’, duke më shtrënguar miqësisht e më rrahur te supet. Ishte vërtet një emocion i madh, pasi gjestin e bëri gjatë një minindeshje në stërvitjen e ekipit tonë dhe, që ishte pak ditë pas fitores 7-0 me Pizigetonen, ku unë shënova tre gola dhe dhashë dy asistë” tregon Hoxha në një intervistë të pak kohëve më parë për albania-sport. Të gjithë specialistët e moshave te Interi e vlerësojnë gati si një fenomen shqiptarin e vogël. “Në ekip kam disa lojtarë të mirë, por mbi të gjithë dua të veçoj Oksën (Hoxhën), sulmuesin shqiptar”, ka thënë gjatë një interviste për Inter Channel, trajneri i Interit U-17, Paolo Tomasoni.
Numri i klikimeve - 2
E Diele, 25 Tetor 2009