E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dinamo ndalet në Korcë nga Skënderbeu

Dinamo ka ndaluar ecurinë e saj, duke mos shkuar më shumë se një barazim 1-1 në Korçë ndaj Skënderbeut. Skuadra kryeqytetase kaloi në avantazh pas vetëm 2 minutash lojë me anë të Sozës, por vendasit u përgjigjën shpejt me anë të Frashërit. Edhe pse vinin me 4 mungesa shumë të rëndësishme, korçarët mundën të merrnin një pikë nga kjo ndeshje. Deri në fund rezultati nuk ndryshoi, ndonëse Dinamo pati disa mundësi të mira. Barazimi e çon skuadrën e Muçës në kuotën e 20 pikëve, që do të thotë se një fitore e Besës me Apoloninë të hënën, i barazon dy skuadrat në krye. Ndërkohë në ndeshjen tjetër të luajtur ditën e dielë, Flamurtari barazoi 1-1 me Shkumbinin në Vlorë. Roland Dervishi kaloi skuadrën peqinase në avantazh në minutën e 9-të, ndërsa në të 28-tën Devis Mema barazoi me penallti. Java e 8-të e Superligës do të mbyllet me ndeshjen Besa-Apolonia, që luhet ditën e hënë.
(m.a/News24BalkanWeb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›