E Shtunë, 31 Tetor 2026

11 projekte që do të sjellin 10 mijë vende pune

Kryeministri Sali Berisha, i cili drejtoi mbledhjen e KKT-së, i vlerësoi vendimet me impakt të rëndësishëm jo vetëm në zhvillimin e turizmit dhe sektorit energjetik, por edhe në punësim. Kryeministri theksoi se me të gjitha projektet e miratuara nga KKT-ja, numri i të punësuarve shkon në rreth 10 mijë vetë. "Natyrisht, punësimi nuk mund të mos jetë qëllim ndër më kryesorët dhe shpesh edhe më kryesori dhe fatmirësisht, projektet që fillojnë janë realisht shumë premtuese për punësimin e qytetarëve."

Kryeministri Berisha kërkoi që të gjitha projektet turistike që paraqiten për miratim në KKT të respektojnë me rigorozitet kriterin e kateve, si dhe projektet në tërësi të përfshijnë deklaratën e impaktit mjedisor.  Konkretisht, KKT-ja mori në shqyrtim dhe miratoi Planin e përgjithshëm vendor i Himarës, Planin e përgjithshëm vendor i Lushnjës, vendimin për pus shpimi dhe infrastrukturë ndihmëse për kërkimin e naftës të kompanisë Petromanas, hidrocentralin Bënçë Tepelenë, qarku Gjirokastër.

Po ashtu, KKT miratoi projektin për ndërtimin e hidrocentralit në pellgun e Okshtunit, qarku Elbasan dhe qarku Dibër, hidrocentralin "Koka 1", në komunën Martanesh, qarku Dibër, studimin urbanistik pjesor për zonë hotelerie dhe rezidenciale, pjesë e parcelës 9A, zona e Gjirit të Lalëzit, studim urbanistik pjesor me sipërfaqe 7.3 hektarë, brenda ristudimit urbanistik në zonën turistike të Gjirit të Lalëzit, detyrën e projektimit dhe studimit urbanistik pjesor të zonës turistike prej 97 hektarë, në fshatin Greth, komuna Kryevidh, planin urban i komunës Synej, Kavajë, instrumentin strategjik sektorial i MITIK si dhe detyrën e projektimit për zgjerimin e Masterplanit të Velipojës dhe studimit urbanistik të zhvillimit turistik të zonës bregdetare Pulaj, shtesë e ristudimit urbanistik të zhvillimit turistik dhe i mbrojtjes së bregut të detit në Velipojë, komuna Velipojë. /Start/

                                                                                             2012-06-01 16:51
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›