E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia jep detaje për arrestimin e kryekomunarit

Sipas policisë, arrestimi është kryer gjatë ditës së sotme, pasi ai rezulton të jetë i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga policia italiane.

Organet e drejtësisë në Bari të shtetit fqinj kanë lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar më datë 29 tetor të vitit 2010. Muja akuzohet për “trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike”.

“Maksimumi i dënimit i parashikuar për këtë veprën penale është 20 vjet burgim. Nga forcat e Policisë së Qarkut Shkodër është bërë i mundur arrestimi i tij rreth orës 13.00 të ditës së sotme në qytetin e Shkodrës. Shtetasi Klevis Muja është arrestuar, me qëllim ekstradimi drejt shtetit Italian, bazuar në marrëveshjen e ratifikuar tashmë ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe të Italisë”, bëri me dije Policia e Shtetit. /Start/
 

                                                                                             2012-06-01 17:15
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›