11 shtatori i filmuar nga ajri. Publikohet videoja e re

Një video e re nga sulmet e 11 shtatorit 2011 në Qendrën Botërore të Tregtisë në Nju Jork është publikuar në internet. Video është regjistruar nga një helikopter policie i cili po përpiqej më kot të gjente një mënyrë për të shpëtuar punonjësit e zënë brenda kullave binjake.
Videoja tregon helkopterin që vërtitet mbi zonë dhe që tërhiqet sapo kulla e parë shembet. “ E gjitha kulla ra përtokë” dëgjohet një oficer duke bërtitur: “ata e shembën të gjithën”!
Video është lejuar për publikim nga një agjenci qeveritare amerikane e cila ka hetuar shembjen e kullave. Hapësira ajrore sipër kullave ishte mbyllur për helikopterët e lajmeve menjëherë pas sulmeve ndaj edhe shumë pak video të kësaj natyre mund të gjenden.
Instituti Kombëtar i Standardeve dhe Teknologjisë e mori videon në fjalë nga departamenti i policisë së Nju Jorkut gjatë hetimeve dhe e la të lirë për transmetim në përgjigje të aktit të Lirisë së Informimit, por nuk dihet me saktësi se kush e ka publikuar atë online.
Nga sulmi mbi kullat binjake në Nju Jork u vranë më shumë se 2800 persona.
Juli Prifti