Libi, ultimatumi i rebelëve
Rebelët libianë i ka dhënë një ultimatum kolonelit Muamar Gadafi që të japë dorëheqjen brenda 72 orëve. Sipas liderit të tyre, Gadafi nese do të tërhiqet gjatë afatit të caktuar kohor, atëherë ai nuk do të ndiqet penalisht për krime kundër njerëzimit. " Nëse ai do të lërë Libinë për 72 orë, do ti japë fund bombardimeve dhe të heqë dorë nga kreu i shtetit, ne do të tërhiqemi nga vendimi i ynë për ta dënuar atë për krime" ka thënë Mustafa Abdel Jalili, Kreu i Këshillit Kombëtar të Libisë, gjatë një interviste për Al Jazira.
Sipas tij, afati kohor prej 72 orësh nuk do të shtyhet për me tej, ai është i vlefshëm vetëm duke filluar nga sot. " Duke u bazuar në dashurinë që kemi për vendin ne i propozojmë Gadafit, negociator të ndërmjetëm, se një marrëveshje mund të arrihet" ka deklaruar ai.
Sipas Abdel Jalili, nëse Gadafi nuk i plotëson këto kushte brenda 72 orësh, atëherë, rebelët kanë të drejta sipas tij, ti drejtohen Prokurorisë për të akuzuar kundërshtarin e tyre, për krime, zhvatje dhe maskra.
Ajo cka na mbetet është të shohim nëse regjimi do të na përgjigjet apo jo" ka thënë kreu i rebelëve.
Televizionet libianë kanë mohuar njoftimet se lideri libain ka kërkuar një negocim të mundshëm me opozitën, për dorëzimin e tij. Një zyrtar nga Ministria e Jashtme, ka se kjo do të kërkesë është një nonsens. Mediat raportuan me parë se Gadafi ishte i gatshëm të jepte dorëheqjen për tu liruar për akuzat për krime dhe për të ruajtur paratë e tij.