E Shtunë, 31 Tetor 2026

Protestojne grate e PS-se. Te largohet qeveria Berisha

Bulevardi “Deshmoret e kombit” qe periudhen e fundit ka qene i perfshire nga demonstrata, kete tete  mars ka qene gjithashtu ne proteste , por kete here vetem nga deputetet socialiste dhe mbeshteteset e tyre. Motoja edhe e protestes se grave perpara kryeministrise ka qene gjithashtu si ne protestat paraardhëse te opozites, largimi i kryeministrit Berisha. Ka qene ky i fundit i akuzuar nga deputetet gra te partise Socialiste per përdorim te gjuhes se dhunes e deri te përdorimi i dhunes ndaj protestuesve ne 21 janar.

Vasilika Hysi beri pergjegjes kryeministrin per gjendjen e rende ekonomike te grave dhe nenave shqiptare. “Sot ne protestojmë më shumë se kurrë për papunësinë, kundër varfërisë, kundër korrupsionit, diskriminimit në tregun e punës, për fyerjet e shpifjet kudo, në parlament, në rrugë, kudo, në çdo hap të jetës” tha Hysi.

Vetem ne regjimet diktatoriale, 8 marsi eshte feste vijuan mesazhet e mepasme nga deputete te tjera te PS, te cilat ftuan grate shqiptare ne shndërrimin e kësaj dite ne dite proteste per te drejta dhe mundesi me te medha per grate.

”Fajin e ka Sali Berisha i cili qeverinë e tij e ka shndërruar në një rregjim që vodhi votat për të vjedhë Shqipërinë e më pas vrau për të vazhduar të vjedhë” tha Shegushe Ligori.

Jemi këtu për t’i thënë jo dënimit që kemi nga kjo qeverisje për një jetë më të mirë, për më shumë punë, për më shumë shkollë, për më shumë shërbim shëndetësor, për një qeverisje pa korrupsion, pa dhunë” tha Mimi Kodheli.

”Jemi këtu sot për të bashkuar zërin me gjithë ata që duan një Shqipëri demokratike, që duan një Shqipëri europiane, që duan një Shqipëri që të mos e zërë për fyti Sali Berisha me Jozefina Topallin” tha Arta Dade.

Protesta socialisteve perpara kryeministrise zhvillohej teksa kreu i qeverise Sali Berisha ishte duke mbajtur nje ceremoni festive per grate tek pallati i kongreseve.

Rovena Moçka

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›