Gadafi nuk largohet. Rritet tensioni i jashtem mbi Libine

Televizioni shtetëror në Tripoli ka mohuar çdo tentativë negocimi nga ana e liderit Muamar Gadafi me kryengritësit në Bengazi për tërheqjen e tij. Në mesazhin e lexuar në televizion thuhet se burimet e Komitetit Popullor përgënjeshtrojnë zërat sipas të cilave lideri i revolucionit ka kontaktuar me kryengritësit në Bengazi. Mesazhi madje, i cilëson këto zëra si pjesë e shërbimeve të huaja sekrete që kanë lidhje me kryengritësit.
Ndërsa, BBC raporton se këshilli i tranzicionit në Libi që drejton kryengritjen ka deklaruar se nuk ka pasur kontakte të drejtpëdrejta me kolonel Gadafin. Zëdhënësi i këtij komiteti ka theksuar se nuk do të ketë asnjë negociatë deri sa forcat pro Gadafit të ndalojnë krimet kundër njerëzimit, sic i cilësoi ai dhunën e ushtruar në luftimet e fundit.
Jala al-Gallal citohet të ketë thënë se edhe nëse Gadafi largohet, ai duhet të përballet me pasojat e veprimeve të veta.
“Të largohesh nga pushteti është një gjë, por të mos gjykohesh në një kohë të mëvonshm është e papranueshme”, ka deklaruar ai në lidhje me një negocim të mundshëm të tërheqjes së kolonel Gadafit. Televizioni shtetëror ka transmetuar edhe pamje nga qyteti i Ben Xhauad i cili është rimarrë në control nga forcat qeveritare.
Ndërkohë, avionë ushtarakë kanë sulmuar sërish portin e Ras Lanufit, ku duket se është përqëndruar beteja për Libinë në ditët e fundit. Korrespondentët thonë se sulmet e fundit ajrore kanë goditur zona banimi dhe shënjestra e tyre ka qenë e saktë, ndryshe nga ditët e mëparshme kur dukej se pilotët gabonin qëllimisht.
Kryengritësit që i kanë sytë mbi qytetin e lindjes së Gadafit, Sirten, i cili është blinduar ushtarakisht, thanë se forcat qeveritare kanë ndërhyrë me tanke në Ben Xhauad, ndërsa fronti është zhvendosur në Ras Lanuf. Dy qytetet ndodhen 60 km larg nga njëri- tjetri përgjatë bregdetit mesdhetar të Libisë, rrugë që të con në Tripoli.
Në Libinë Perëndimore, të dhënat janë konfuze, pasi thuhet se qytetet që dikur i kontrollonin kryengritësit, Zauaja dhe Misrata, ndodhen nën një rrethim të rreptë nga forcat qeveritare.
Kryengritësit gjithashtu po përgatiten të mbrojnë edhe qytetin naftëmbajtës të Bregas, 780 km në lindje të kryeqytetit, pasi forcat e Gadafit pritet të zgjerojnë luftimet.
Juli Prifti