E Shtunë, 31 Tetor 2026

11 transferimet e munguara të Seria A

Nga Eurosport

Maradona dhe PlatiniHistoria e transferimet të munguar të Levandovskit tek Xhenova ka bërë të qeshin shumë veta. Por nëse i rikthehemi pas historisë së merkatos së futbollit italian, zbulohet se ka pasur mungesa të tilla transferimesh edhe më të mëdha. Mjafton të mendosh që Mesi dhe Kristiano Ronaldo mund të luanin në Seria A më përpara se të bliheshin Barcelona dhe Manchester United. Ja njëmbëdhjetë transferimet e munguara të Seria A në vite, duke përjashtuar Levandovskin.  Nga Maradona tek Juventus, Zidane tek Milan, Nedved tek Interi, deri tek rasti i pabesueshëm kur Como nuk bleu Mesin!

1 – Riva tek Juventus
Një tentativë që shpesh herë shkoi bosh. Në vitet 60-të, por edhe në vitin 1974 kur Kaliari kishte vendosur ta shiste, por vetë Riva nuk pranoi të largohej nga ishulli. Riva, pasi ishe rritur në Legnano, nuk e braktisi kurrë fanellën numër 11 kuqeblu.

2 – Maradona tek Juventus
Pengu më i madh i Giampiero Boniperti, ka qenë që nuk arriti dot që ti dhuronte il Pibe de Oro presidentit Gianni Agnelli, që ishte magjepsur pas argjentinasit para të tjerëve. Kishim blerë Johan Cruyff për 300 mijë dollarë, por Barcelona e bllokoi tregon Boniperti dhe diçka e tillë analoge kishte ndodhur edhe me Pele, që nuk e ndjente të braktiste Brazilin. Por pengu më i madh i karrierës time është Maradona. U bllokua nga federata e futbollit argjentinase para Botërorit të 1982-shit, ndryshe do të ishte i Juventusit, dhe jeta e tij do të merrte një drejtim tjetër, unë mendoj më të mirë.

3 – Signori tek Parma
Historia e transferimeve të verdhebluve do të meritonte një libër, siç tregon dështimi për tu paguar rrogën Toldos dhe Rui Kostës në 2001-shin. Por blerja e munguar më e madhe është ajo e sulmuesit të Lacios, që në vitin 199 ishte blerë nga Tanzi me një super marrëveshje me Cragnottin për 24 miliard. Por marrëveshjen e hodhën në erë protesta e tifozëve biancocelesti, që zbritën madje në shesh dhe ndërprenë tratativën. Tek Parma shkoi Stoichkov. Një tjetër histori trishtuese për dukalët.

4 – Crespo alla Juventus
Ka qenë një flamur i Parmës, por edhe i Interit. Juventusit i ka shënuar disa nga golat më të bukur. Por së fundi, argjentinasi ka rrëfyer se ka qenë një hap nga bardhezinjtë në vitin 1996, para se të arrinte në Itali dhe të shkonte tek Parma. Kishin ardhur vetë në Argjentinë Moggi dhe Lippi të mbyllnin marrëveshjen. Gjithçka ishte gati. Por Sivori u ndërroi mendje atyre, duke u thënë se sulmues si mua kishte me qindra në Argjentinë. Pra edhe ish-ët e mëdhenj gabojnë.

5 – Totti tek Sampdoria
Historia është shumë e çuditshme dhe fatmirësisht solli shkarkimin e Carlos Bianchi. Ky i fundit ishte trajner i Romë në sezonin fatkeq të 1996/97. Argjentinasi nuk e shikonte me sy të mirë djalin 20 vjeçar, që ishte marrë në skuadrën e parë pas rezultateve të shkëlqyera nga Carletto Mazzone. Dhe argjentinasi bëri gjithçka për të Angel Matute Morales. Nuk i duronte dot romanët ka treguar Totti dhe bëri gjithçka të më largonte. Nëse do të shkoja në Xhenovë nuk do të rikthehesha më tek Roma, jam i sigurtë. Fatmirësisht historia e verdhekuqve nuk shkoi kështu, ndërsa ajo Sampdoria shkoi keq, që mori pikërisht Morales, një trashëgimtar i padenjë i Roberto Mancinit.

6 – Zidane tek Milan
Këtë histori më mirë se gjithçka tjetër e shpjegon më së miri një batutë cinike e Silvio Berlusconi: Shumë vite më përpara dërgova Braidën ne Francë: dhe në vend që të kthehej nga Bordo me Zidane, më solli Dugarry. Mbrojtja që Galliani i bëri kësaj gafe nuk ishte aspak bindëse (Në atë moment në rolin e Zidane kishim Roberto Baggion dhe Savicevic, dhe ne na duhej një zëvendësues për Weah, pati thënë ai). Nëse Zizou do të shkonte tek Milan në 1996, do të kishte qenë një transferim bombë.

7 – Messi tek Como
Gjatë këtyre ditëve Enrico Preziosi ka bërë xhiron e botës me lajmin e mungesës së transferimit të Robert Levandovskit. Por edhe e respektojmë polakun, nuk është gjë fare nëse e krahasojmë me atë që mund të kishte ndodhur në vitin 2011, kur presidenti aktual i Xhenovës ishte pronar i Como. Kur isha pronar i Comos ka rrëfyer patëm Mesin për dy jabë në provë. Ishte 15 vjeç, e ndiqnim prej shumë kohësh dhe dukej që atëherë që ishte një fenomen, por për arsye të ndryshme vendosëm mos ta blinim, ndërsa Barcelona bëri goditjen e madhe. E kuptoni apo jo? Në krahasim me këtë, historia me Levandovskin duket një budallallëk.

8 – Kristiano Ronaldo tek Parma
Ishte 2003 dhe Arrigo Saçhi po punonte për projektin verdheblu që ia kishte besuar Cesare Prandellit. Duke qenë se Parma kishte shitur Adrian Mutu tek Chelsea, ishte blerë portugezi i ri nga Sporting Lisbona. Për fat të keq luzitanët duhej të bënin më përpara një miqësore me Manchester United. Si përfundoi më pas të gjithë e dimë. Kristiano Ronaldo gjatë ndeshjes bëri numra shumë të bukur loje dhe Sir Alex Ferguson e bleu sapo përfundoi miqësorja. Gjithçka tjetër është histori.

9 – Lavezzi tek Xhenoa
Këtë herë Preziosi hyn në mënyrë indirekte. Sepse në 2005-ën e kishte bërë goditjen, duke i dhuruar trajnerit Francesco Guidolin il Pochon për të festuar rikthimin në Serie A. Fatkeqësisht në mes hyri Drejtësia Sportice që e çoi Xhenovën në C1 dhe këtu morën fund ëndrrat. Lavezzi shkon tek San Lorenzo dhe i duhet të presë dy vite për tu rikthyer në Seria A (tek Napoli).

10 Stankovic tek Juventus
Në verën e 2008-ës bardhezinjtë synonin të krijonin një skuadër të madhe nën urdhrat e Claudio Ranieri, arkitekt i rikthimit në Champions League që në vitin e parë pas rikthimit në Seria A. Dukej gjithçka e bërë për serbin e Interit, që nuk ishte ndër të preferuarit e teknikut të ri internist Mourinho. Por tifozeria juventine vuri veton: Ndalohet blerja e Stankovic. Dhe marrëveshja u përmbys.

11 – Nedved tek Inter
Një ndër goditjet më të mëdha të munguara. Jo dhe aq shumë për Interin, por për Mino Raiolën, që është i famshëm për transferimet e pamundura. Jemi në verën e 2009-ës dhe Nedved që kishte pak që ishte tërhequr nga futbolli merr një ofertë nga Moratti. Mourinho madje edhe i telefonon. Nedved mendohet, por për të mos tradhtuar ngjyrat bardhezi refuzon ofertën dhe madje nuk i rikthehet më as futbollit të luajtur. Rayola ende sot e kujton: Nëse do të më dëgjonte mua do të kishte fituar Tripletën, por ai nuk donte të tradhtonte të kaluarën.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›