E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kur s'është Ronaldo, është Di Maria

Real Madridi e ka mposhtur Atheltico Madridi në derbin madrilen me rezultat 2 me 1. Edhe pse u paraqit pa superyllin e skuadrës, Cristiano Ronaldo, Reali arriti të mposhtë Athleticon edhe në ndeshjen e dytë të këtij edicioni.

Falcao kaloj vendasit në epërsi që në minutën e 4. Di Maria me ndihmën e Juanfran barazoj në 1 me 1 në minutën e 13. Ylli argjentinas ishte fantastik në këtë ndeshje çka edhe tregoj goli i tij në minutën e 63.

Reali me këtë fitore nuk i jap shansë rivalit lokal në garën për vendin e dytë ndërsa lufta për titull me Barcelonën është ende e hapur por me pak gjasa pasi që ka edhe pak javë deri në fund./Indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›