Ky gol i Agueros si në Play Station

Manchester City arriti të fitojë sot në mesditë përballë West Ham me rezultatin 2-1 duke hedhur një hap të sigurtë drejt blindimit të vendit të dytë në Premier League. Golat e Sergio Agueros dhe Yaya Toure i dhanë skuadrës së Roberto Mancinit tre pikë me vlerë.
Por momenti më i bukur dhe spektakolar i kësaj ndeshjeje ka qënë goli i parë i shënuar nga sulmuesi argjentinas. Gol i cili të sjellë ndërmend tiki-takan e Barcelonës por edhe golat që shënohen në Play Station.
Pas një kombinimi mjeshtëror Yaya Toure-David Silva- Nasri Sergio Aguero arriti të shënojë një gol me të vërtetë shumë të bukur.
http://rutube.ru/video/a53a5015694aac8ac554329d6e60addd/