Liverpooli e "dhunon" Newcastlen

Liverpooli i ka shkaktuar Newcastlet një nga humbjet më të thella në historinë e klubit në terrenin vendas. Reds arritën fitore me rezultat 0 me 6 midis "St James Park".
Skuadra e Brendan Rodgers edhe pse pa Luis Suarezin tregoj se si skuadër bën një nga lojarët më të bukura për sy në futbollin evropian duke luajtur futboll të hapur.
Agger në minutën e tretë dhe Henderson në minutën e 17 realizuan për epërsinë e dy golave në pjesën e parë. Pjesa e dytë solli edhe 4 gola për mysafirët.
Coutinho me depërtimet fantastike e gjente bukur Daniel Sturridgen i cili shënoj në minutat 54 dhe 60.
Borini pak minuta pas inkuadrimit në lojë realizoj për 5 me 0. Henderson e vulosi "dhunën" ndaj Newcastle duke realizuar për 6 me 0./Indeksonline/