E bën më së miri, gol i bukur nga Shaqiri

Xherdan Shaqiri ka qenë lojtari kryesor i Bayernit në fitoren ndaj Freiburg. Superylli kosovar ka shënuar golin e vetëm në ndeshje në minutën e 35 të ndeshjes.
Shaqa realizoj nga gjuajtja e lirë duke shënuar një gol tejet të bukur për bavarezët. Shaqiri luajti për 90 minuta në këtë ndeshje duke qenë ndër më të mirët në fushë.
Bayern arrinë fitores e radhës në Bundesliga, fitore e cila është vetëm për prestigj pasi që titullin e ka festuar javë më parë.