E Shtunë, 31 Tetor 2026

11 vjeçarja digjet e gjallë nga nënat e shoqeve të saj

Një vajzë indiane e moshës 11 vjeçare u dogj e gjallë nga dy gra, nënat e dy shoqeve të saj si ndëshkim pasi kishte “bërë spiune”n lidhur me një vjedhje në kopshtin e një fshati në shtetin e Orissa në verilindje të vendit.

Pak momente më vonë vajzës i erdhi në ndihmë gjyshi i cili e çoi me urgjencë në spital, por vogëlushja gjeti vdekjen për shkak të plagëve të marra në trup, shkruan noa.

Vogëlushja siç informon Noa.al, mban emrin Rinki Behera, kishte hyrë të mërkurën e kaluar bashkë me dy bashkëmoshataret e saj në pronën e një bashkëfshatari për të vjedhur disa fruta.

E mitura më pas kishte treguar identitetin e bashkëpunëtoreve të saj të zotit të kopshtit, i cili menjëherë pas kësaj kërkoi llogari te prindërit e tyre për gjithë sa ka ndodhur.

Por në vend që të qortonin të bijat, nënat e tyre morën një bidon me benzinë dhe shkuan në shtëpinë e Rinki, dhe i vunë zjarrin./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›