Tahiri: Kujdesi ndaj fëmijëve nuk duhet të jetë vetëm në një ditë

Kryetari i Aleancës për Prishtinën, Besnik Tahiri theksoi se kujdesi për fëmijët nuk duhet të jetë vetëm në një ditë, por një vëmendje e vazhdueshme e mёnyrёs se si ata rriten, edukohen dhe argëtohen.
Ai me këtë rast tha se kërkohet nga të gjithë akterët relevant që të angazhohen më shumë nё mbrojtjen e fëmijëve nga dhuna dhe puna e detyrueshme duke ofruar jetë dinjitoze, edukim tё mirëfilltë nё familje, shkollë dhe shoqëri, me qëllim të ndërtimit të një të ardhme më të mirë për vendin.
“Ne si vend kemi marr obligime në përputhje me objektivat e mijëvjeçarit, andaj kërkohet më tepër përkushtim, duke filluar nga kujdesi përkatës shëndetësor e deri te edukimi i mirëfilltë dhe cilësor në mënyrë që fëmijët tanë të zhvillohen si qytetarë kontribuues për shoqërinë”, tha Tahiri.
“Si kandidat për Prishtinën, sot dua të theksoj se Komuna e Prishtinës, me gjithë angazhimin e deritanishëm ka nevojë për t’i shtuar dinamikat në drejtim tё realizimit tё objektivave qё të sigurohet: më shumë infrastrukturë adekuate, rrugë dhe trotuare të kalueshme, më shumë çerdhe, kopshte, parqe lodrash, salla e hapësira sportive, më tepër standard për edukim më cilësor, më shumë siguri në komunikacion, shkollë e lagje, më tepër kujdes e rekreacion”, tha ai./Indeksonline/