11-vjetori i ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë, Berisha: Vendimi ishte historik

Kryeministri Berisha përshëndetur vendimin e NATO-s për të ndërhyrë në çlirimin e Kosovës nga regjimi barbar i Millosheviçit. Në një njoftim për shtyp kryeministri e cilëson këtë vendim si historik dhe si një nga ngjarjet më madhore në historinë e Aleancës dhe të Evropës së Pasluftës.
"Sulmi kundër regjimit të Millosheviçit dhe forcave ushtarake të Serbisë së asaj kohe, 11 vjet më parë, në mbrojtje të të drejtave dhe lirive të shqiptarëve në Kosovë, shënon një kthesë vendimtare në historinë e lirise të popujve të Ballkanit por shënon edhe një dimension të ri të Aleancës së Atlantikut të Veriut" theksoi Berisha.
Më tej në deklaratën për shtyp theksohet se 11 vjet më pas Kosova e lirë dhe e pavarur, factor paqeje dhe stabiliteti në Rajon, është dëshmia më e madhe e drejtësisë së vendimit të ndërhrjes së Aleancës së Atlantikut të Veriut për lirimin e saj.
Kryeministri Berisha përshendet me këtë rast të gjithë qytetarët e Kosovës të cilët gjatë këtyre 11 viteve u ngritën mbi shkrumbin dhe hirin e barbarive të Millosheviçit dhe po ndërtojë shtetin e tyre në themelet e të cilit qendrojnë vlerat për të cilat Aleanca e Atlantikut të Veriut u angazhua në luftë përlirimin e tyre.