Tiranë, bie makina në Lanë, ska të plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e të mërkurës në Tiranë. Shpejtësia e madhe me të cilën po i jepte makinës një i ri ka bërë që ai të përfundonte në Lanë. Fatmirësisht i riu së bashku me shokun e tij që ishte shoqëruar në makinë ndodhen në gjendje te mirë shëndetësore. I riu po vinte nga kryqëzimi i 21-shit te rruga e Lanës përballë shkollës 9-vjeçare "Vasil Shanto", kur automjeti ka ngjitur trotuarin dhe ka përfunduar në lumë. Menjëherë forcat e policisë kanë mbëritur në vendngjarje dhe kanë nxjerrë makinën nga Lana. Nga verifikimet e para që policia ka bërë në vendngjarje dyshohet se aksidenti ka ndodhur për shkak të shpejtësisë tej normave të lejuara me të cilën shoferi po ngiste automjetin tip Pezzho me targa italiane. Policia pasi ka ngritur makinën në karrotrec ka pyetur të rinjtë të cilët dolën nga makina dhe ishin në gjendje të mirë shëndetësore, rreth rrethanave të ngjarjes. Megjithatë për më tepër shoferi i automjetit është shoqëruar për në komisariat ku do të shpjegoj edhe më tej atë që ka ndodhur. Ndërkohë që ekspertiza që do të bëhët makinës do të vërtetojë edhe shkakun e vërtetë të aksidentit.