E Shtunë, 31 Tetor 2026

11.11.11 dita e beqarëve dhe data e martesave në Kinë

SHANGHAI- Mijëra çifte kineze po përgatiten të martohen nesër, më datë 11 nëntor 2011 duke e konsideruar si ditë me fat dhe shumë të përshtatshme për të ndërprerë beqarinë e tyre.

Sipas një tradite jozyrtare që daton në vitin 1990, 11 nëntori është konsideruar në Kinë si Dita e Beqarëve.
Ky edicion i 2011-s është parë si një rast 100-vjeçar për të ndërprerë beqarinë, nga fakti i gjashtë njëshave, pasi kinezët i japin një rëndësi të madhe shifrave dhe kombinimeve të tyre.

''Më shumë se 3 000 çifte do të shkëmbejnë unazat në Shanghai'', sipas ''Shanghai Morning Post''.
''Qytete të shumta të Kinës kanë parashikuar gjithashtu të organizojnë secili qindra mrtesa'', sipas agjencisë zyrtare kineze të lajmeve Hsinhua.
(ma.ar/afp/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›