Bulqizë, gra dhe fëmijë mbledhin krom për bukën e gojës
Bulqizë- Minatorët e minierës së Bulqizës vazhdojnë të jenë të papunë, për shkak se miniera e kromit vazhdon të jetë e mbyllur, për shkak të aksidentit që ndodhi në muajin tetor. Ndërkohë banorët shprehen se nuk durojnë dot më, pasi nuk kanë para as të ushqehen, dhe se listat e huave po bëhen të papërballueshme.
Mesohet nga banoret se gratë së bashku me fëmijët kanë filluar të mbledhin krom, me kova në duar, pa marrë më parasysh rreziqet që mund ti kanosen. Pasi sipas tyre ata kanë 4 muaj që nuk marrin asnjë pagë të vetme.
Pas inspektimeve të minierës nga Reparti i Inspektim Shpëtim Minierave (RIMSH) ende nuk kanë dalë rezultatet përfundimtare, se kur do të rifillojë puna në minierën e kromit.
Edhe pse pas inspektimit RIMSH kishte konstatuar se në disa fronte të minierës mund të fillojë puna, madje deri në nivelin e 23. Ndërkohë pritet të dalë urdhëri i METE-s në mënyrë që të rifillojë puna në minierën e kromit.
Shkrime të tjera me interes: