E Diel, 1 Nëntor 2026

112 vjetori i lindjes së Remarkut përkujtohet në Bibliotekën Kombëtare

Personaliteti i brezit te rinisë së djegur Erik Remark sot bën 112 vjet nga lindja e tij.
Krijuesi i Aventurës së përsëritur në shoqërimin gazmor të të rinjve në sagën e "Tre shokëve" dhe "Asgjë të re nga Fronti i Perëndimit";
dy romaneve të shndërruar në filma dhe shprehje të së përditshmes, mbërrin sot në kujtesën e studjuesti Prof. Aurel Plasarit dhe mjeshtrit të përkthimit Amik Kasoruho në simbiozën me shqipëruesin e lartë Robert Shvarc.

Sa arriti të ndryshojë ëndrrat, dëshirat dhe fatet e mijëra të rinjve të edukuar dhe rritur me frymën e romaneve shpresëdhënëse të Remarkut. Specialistja në Drejtorinë e Librit Miranda Haxhia vlerëson se shumë prindër u kanë vënë fëmijëve emrat e personazheve femra të "Tre shokëve", "Harkut të Triumfit", "Obeliskut të Zi"apo "Një natë në Lisbonë".

Brezi i 50- 60 vjecarëve të sotëm në motivin dramatik të Remarkut është brezi i djegur i rinisë së shkuar përgjatë sistemit komunist. Pikërisht për këto fate të trishta rinore trajtuar me vërtetsi therëse Remarku lexohet me flakën e kureshtjes dhe pasionit në të gjitha kohërat edhe në Shqipëri.

Kalvadosi i doktor Ravikut ende qëndron në odën e rikrijimit pranë makinës së shkrimit të artistit të përkthimit Robert Shvarc, duke ftuar mysafirët e pamoshë të gustojnë veprat e Remarkut si në një film ku fantazmat e maktheve na buzëqeshin mes njerëzve real.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›