E Diel, 1 Nëntor 2026

"Futbollisti i vogël"fiton festivalin e këngës për fëmijë

Në skenën e teatrit “Migjeni”, pritësja tradicionale e festivaleve për fëmijë, për tre netë me radhë u interpretuan 34 këngë. Sipas regjisorit Osman Mula, ecuria e festivalit “ka qenë mjaft e mirë, kjo edhe falë punës profesionale që është bërë me fëmijët në fazat përgatitore nga mësuesit e tyre të muzikës”.

Krahas interpretuesve që konkurruan për trofeun e festivalit, emocione sollën edhe grupet e ftuara nga Vlora, Kosova dhe Maqedonia, që u pritën me shumë interes nga të pranishmit. Me skenografi të Adnan Kastratit, e cila u konsiderua si një nga më të bukurat e të gjitha festivaleve të mëparshme, spektatorët shijuan interpretimet e veçanta të fëmijëve.

Festivali u organizua nga Bashkia Shkodër, Qendra Kulturore e Fëmijëve Shkodër dhe Radiotelevizioni shqiptar, me mbështetjen e MTKRS-së, Ministrisë së Arsimit dhe nën kujdesin e Kryetares së Parlamentit, Jozefina Topalli.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›