E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, gjendet i mbytur në rezervuarin e Yrshekut një 44-vjeçar

TIRANE - Një 44-vjeçar është gjetur i mbytur në rezervuarin e Yrshekut në fshatin Katund i ri.

I mbyturi, Mehmet Stafa është nxjerrë nga rezervuari nga forcat e policisë së komisariatit numër 6.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet që Stafa të ketë rënë aksidentalisht në rezervuar, pasi mund të ketë rrëshqitur.

Policia në vendngjarje ka nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›