115 vjetori i lindjes së akademikut, Eqrem Çabej, Begaj: Emri më përfaqësues i shkencave albanologjike

Presidenti, Bajram Begaj, në 115-vjetorin e lindjes së akademikut, Eqrem Çabej, ka publikuar një mesazh nëpërmjet së cilit ai vlerëson punën dhe veprën e tij në shërbim të popullit dhe kombit.
Kreu i shtetit, në mesazhin e tij nënvizon se shpreh gjithë nderimin dhe mirënjohjen tij për jetën dhe veprën, të cilat e bëjnë akademikun emrin më përfaqësues të shkencave albanologjike.
“Për gjithçka i dha vendit, popullit dhe kombit tonë, Eqrem Çabej meriton e do të meritojë përjetë nderimin dhe mirënjohjen e brezave shqiptarë në shekuj.”- shkruan Presidenti.
/rtsh.al/