E Shtunë, 31 Tetor 2026

1/16, shorti i Ligës së Kampioneve

Interi, kampioni në fuqi i Europës do të vazhdojë mbrojtjen e titullit të Ligës së Kampioneve kundër Bajernit të Munihut, në një përsëritje të finales së vitit të kaluar pas shorti i raundit të 1/16-ave i hedhur në Nion të Zvicrës i vendosi përballë njëri-tjetrit.

Formacioni i Rafael Benitezit përfundoi i dyti në grupin A dhe u çiftua kundër fituesve të grupit E, Bajernit, ekip që e mundën 2-0 në Madrid për të pronësuar kurorën e tretë europiane shtatë muaj më parë, falë dy golave të realizuar nga Diego Milito.

Shorti vendosi edhe “përsëritjen” ndeshjes së vitit 2006, kur Barcelona u çiftua me Arsenalin, të cilin eliminoi në çerekfinale me Lionel Mesin që i shënoi të katër golat.

Reali i Madridit, që është eliminuar në raundin e një të 16-ave në gjashtë sezonet e fundit rresht, do të përballet me ekipin që i nxori nga gara në edicionin 2009-2010, Olimpikun e Lionit, me francezët që arritën më pas deri në gjysmëfinale për herë të parë 

Shtatë here kampioni i Europës, Milani, do të përballet me debutuesit e Totenehmit, ndërkohë që kampioni i Francës, Olimpiku i Lionit do të përballet me Mançester Junaitid, fitues i vitit 2008 dhe finalist në vitin e mëpasshëm.

Valencia, finaliste e vitit 2000 dhe 2001, do të përballet me Shalke 04, ndërkohë që Çelsi do të ketë punë me Kopenhagenin, ekipin e parë danez që avancoi deri në këtë fazë.

Shahktar Donetsk, që gjithashtu debuton në këtë fazë, do të luajë kundër Romës.

Ndeshjet e para do të luhen më 15 dhe 16 shkurt 2011, por edhe me 22 dhe 23 shkurt 2011, ndërsa ato të kthimit konkretisht më 8 dhe 9 mars 2011, por edhe më 15 dhe 16 mars 2011.

Raundi 1/16

15 shkurt 2011
Milan (Itali)-Totenhem (Angli)
Valencia (Spanjë)-Shalke 04 (Gjermani)

16 shkurt 2011
Arsenal (Angli)-Barcelona (Spanjë)
Roma (Itali)-Shahktar Donetsk (Ukrainë)

22 shkurt 2011
Lion (Francë)-Ral Madrid (Spanjë)
Kopenhagen (Danimarkë)-Çelsi (Angli)

23 shkurt 2011
Marsejë (Francë)-Mançester Junaitid (Angli)
Inter (Itali)-Bajern Munih (Gjermani)

Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Premte, 17 Dhjetor 2010

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›