12 ambasadorë: Të fuqizohen të drejtat e grave

Letra është firmosur nga 12 diplomatë të huaj, veçohet miratimi i Ligjit “Për Barazinë Gjinore në Shoqëri”, Ligjit “Për Mbrojtjen nga Diskriminimi”, Ligjit për “Masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare” dhe së fundi nënshkrimi i Konventës së Këshillit të Evropës “Për parandalimin dhe luftën kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje”.
Përfshirja e kuotës gjinore prej 30% në Kodin Zgjedhor cilësohet si një hap inkurajues në rritjen e pjesëmarrjes së grave në politikë. "Për të konsoliduar më tej të drejtat e grave, ne nxisim autoritetet kombëtare të garantojnë që legjislacioni penal t’i sigurojë mbrojtjen dhe mekanizmat e përshtatshëm ligjor të mbijetuarave të dhunës në familje", thuhet në këtë letër.
"Ne vazhdojmë të jemi mjaft të shqetësuar nga statistikat zyrtare që tregojnë se 17 gra janë vrarë nga bashkëshortët e tyre gjatë vitit të kaluar. Më e rëndësishme është nevoja për të penalizuar si dhunën me bazë gjinore ashtu edhe dhunën në familje", vijon letra e diplomatëve të huaj. Në këtë drejtim, vihet në dukje se rishikimi dhe fuqizimi i sistemit ekzistues të kuotës gjinore, në linjë me rekomandimet e OSBE/ODIHR-it, duhet të ndihmojë që të garantohet dëgjimi i zërit të grave.
"Duke qenë se Kodi Penal dhe Kodi Zgjedhor do të rishikohen nga Parlamenti së shpejti, ne shpresojmë që këto shqetësime do të adresohen dhe do të nxisin Shqipërinë të bëjë përpjekje për të arritur standardet ndërkombëtare të vendosura nga Konventa e Kombeve të Bashkuara për Eleminimin e të Gjitha Formave të Diskriminimit ndaj Gruas, së bashku me harmonizimin e legjislacionit shqiptar me kuadrin ligjor të BE-së për të siguruar de facto të drejta të barabarta si për burrat edhe për gratë", përfundon letra e diplomatëve të huaj./Start/
2012-01-23 11:19