Lë miliona lekë në kazino, vret veten 27-vjeçari

Policia lokale bëri me dije se një 27-vjeçar, Dorian Soto, i ka dhënë fund jetës duke u vetëhelmuar me fostoksinë, ku dyshohet se shkak për ndërmarrjen e një akti të tillë është humbja e një sasie të mëdha parash në lojërat e fatit.
Policia sqaroi se mëngjesin e sotëm 27-vjeçari ka mbërritur në gjendje kritike në spital, dhe pak minuta më vonë ka ndërruar jetë. Mjekët thanë se sasia e helmit në trup ishte tejet e madhe, çka nuk i ka lënë mundësi për të mbijetuar.
Soto ishte i martuar dhe kishte një fëmijë, teksa banonte në lagjen “Dëshmorët e Kombit”. Mësohet gjithashtu, se shuma e lënë në kazino ishte prej rreth pesë milion lekësh. Policia po vijon hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat. /Start/
2012-01-23 11:29