Rruga per te gjetur pavaresine e njohjes
Negociatat per statusin e Kosoves nisen ne daten 1 qershor te 2007 duke zgjatur deri ne 10 dhjetor 2007. Pozicioni ligjor per sa i perket ceshtjes se njohjes, bazuar ne te drejten nderkombetare, nuk ndryshon nga ceshtje te tjera ligjor, pra vendimi fillestar duhet te behet nga secili shtet individualisht ne mirebesim, ne nje kohe qe njohja kolektive nepermjet OKB mbahet ne menyre te pajustifikuar, e bllokuar nga Rusia. Mirepo ne rastin e Kosoves ndodh qe nje shtet, Serbia ka nje qendrim te kundert me entitetin pretendues mbi ekzistencen e shtetesise. Ne baze te te drejtes nderkombetare hapi i pare per ta zgjidhur kete ndryshim qendrimesh, eshte rruga e paqes, pra negociatat. Me gjithe mundimet e Kombeve te Bashkuara, Shteteve te Bashkuara te Amerikes dhe Bashkimit Evropian per te gjetur nje zgjidhje, pas 6 muajsh negociatash, grupi i negociatoreve nuk dolen ne nje qendrim te perbashket. Keshtu qe, Kosova veteshpallet e pavarur.