"Zgjedhjet serbe ne Kosove, plotesisht te papranueshme"
"UNMIK-u i ka bere te qarte Beogradit se nuk eshte e drejte mbajtja e zgjedhjeve ne Kosove. Zgjedhjet lokale ne komunat me shumice serbe mund te mbahen ne nje date te mevonshme, bazuar edhe ne planin e Ahtisarit". Kjo eshte deklarata e bere nga Sabina Freizer, drejtore per Evropen ne Grupin Nderkombetar te Krizave, mbi kerkesen e Beogradit per te zhvilluar zgjedhje lokale ne Kosove. Sipas saj, eshte e qarte se zgjedhjet ne Kosove mund te mbahen vetem me miratimin e Qeverise se Kosoves dhe Kombeve te Bashkuara. "Ne kete faze, e dime se vetem UNMIK-u eshte ne pozite per te marre vendime. UNMIK-u gjithashtu i ka bere te qarte Beogradit se nuk eshte e drejte mbajtja e zgjedhjeve ne Kosove me 11 maj. Zgjedhjet lokale ne komunat me shumice serbe mund te mbahen ne nje date te mevonshme, bazuar dhe ne planin e Ahtisarit", u shpreh drejtore per Evropen ne Grupin Nderkombetar te Krizave, duke theksuar se, eshte plotesisht e papranueshme qe Serbia te mbaje zgjedhjet ne Kosove me 11 maj. Per sa i perket njohjes se pavaresise se Kosoves nga shtetet e botes, ajo e vlereson si nje proces qe do kohen e saj, vecanerisht per vendet qe nuk kane lidhje te drejtperdrejta me Kosoven dhe Ballkanin. "Problem mbetet Rusia qe po udheheq politiken e nxitjes se vendeve te ndryshme qe te mos njohin Kosoven. Nje politike e tille eshte per te ardhur keq dhe natyrisht nuk ndihmon", thekson Freizer. Megjithese rezoluta 1244 shprehet qarte per mos mbajtjen e zgjedhjeve serbe ne Kosove, kjo e fundit kembengul ne zhvillimin e tyre.
Beogradi zgjedhje me 11 maj
Serbia organizon zgjedhjet e saj lokale me date 11 maj. Por, krahas zhvillimit te zgjedhjeve ne territorin e tyre, ato po pergatiten edhe per zgjedhje ne territorin e Republikes se Kosoves, pasi ato i cilesojne si zonat e tyre. Ky angazhim nga ana e Beogradit ka sjelle pergjigje negative nga UNMIK, Qeveria e Kosoves, BE dhe OKB.
Beogradi zgjedhje me 11 maj
Serbia organizon zgjedhjet e saj lokale me date 11 maj. Por, krahas zhvillimit te zgjedhjeve ne territorin e tyre, ato po pergatiten edhe per zgjedhje ne territorin e Republikes se Kosoves, pasi ato i cilesojne si zonat e tyre. Ky angazhim nga ana e Beogradit ka sjelle pergjigje negative nga UNMIK, Qeveria e Kosoves, BE dhe OKB.