12 prioritetet e BE parlamentaret shqiptare sot ne Bruksel

Delegacioni parlamentar shqiptar diskuton sot në Bruksel europian12 prioritetet e Bashkimit Europian për integrimin e Shqipërisë. Pas një bojkoti një mujor opozitar në Parlamentin shqiptarë, 7 deputetë të majtë dhe 7 të djathtë do të jenë sëbashku në një avion mesditën e të hënës për të marrë pjesë në takimin ndërparlamentar që do të zhvillohet këtë të martë në Parlamentin Europian.
Pjesë e axhendës së delegacionit drejt Brukselit është edhe ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu dhe komisioneri për zgjerimin, Stefan Fyle. Mbledhja do të drejtohet nga dy kryetarët, Eduard Kukan, kryetar i delegacionit për Ballkanin dhe Fatos Beja, kryetar i delegacionit nga pala shqiptare. Opozita do të përfaqësohet nga zv/kryetarja e delegacionit, Valentina Leskaj dhe Zv/kryetari i delegacionit për Ballkanin në PE Viktor Boshtinaru.