Rradhe automjetesh ne Kapshtice. Defekt ne sistemin kompjuterik te pales greke
Për rreth 4 orë është pezulluar shërbimi në anën greke të doganës së kapshticës duke krijuar rradhë të gjata automjetesh. Një numër i madh emigrantësh duke përfituar nga 3 ditë pushimi në shtetin helen për shënimin e një feste ortodokske kishin mbërritur në Shqipëri, por kthimin e tyre për në vendet ku punojnë e jetojnë e vështirësoi ai që u cilësua nga pala greke si defekt në sistemin kompjuterik.
Përvec automjeteve të vogla në pritje për orë të tëra kanë qëndruar edhe 30 autobuze, ndërkohë që rradha ka filluar të rrallohet vetëm në mesnatë.
Jorgjeta Gjanci
Përvec automjeteve të vogla në pritje për orë të tëra kanë qëndruar edhe 30 autobuze, ndërkohë që rradha ka filluar të rrallohet vetëm në mesnatë.
Jorgjeta Gjanci