E Diel, 1 Nëntor 2026

12 rekomandimet, Balla: Bregu të dorëhiqet. Ministrja: Këndo xhaxhin Enver

TIRANË-Një muaj para se të jepet opinioni i radhës i Komisionit Europian për përmbushjen nga Shqipëria të 12 rekomandimeve për statusin e vendit kandidat në BE, ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu ka raportuar sot në Komisionin e Integrimit. Por, raporti eshte kritikuar ashper nga anetaret e opozites ne Komision.

Ne fjalën e saj ministrja e integrimit tha se dialogu politik mbetet prioritet për plotësimin e rekomandimeve të BE dhe për përshpejtimin e procesit të integrimit të vendit në Bashkimin Europian. Sipas ministres nëse do të ketë vullnet politik atëherë do të realizohet edhe reforma zgjedhore e cila është mjaft e rëndësishme për organizimin e zgjedhjeve të ardhshme sipas standarteve europiane. Bregu theksoi se reforma zgjedhore duhet të realizohet në bashkëpunim me ekspertë ndërkombëtarë.

Sipas saj procesi i integrimit është vështirësuar pas bojkotit të gjatë të opozitës ndaj Kuvendit ndërsa ka shtuar se, nëse opozita nuk do të votojë ligjet që duan shumicë të cilësuar atëherë vendi rrezikon të marrë vlerësim negativ nga Bashkimi Europian.

Ministrja theksoi se mosfunksionimi i parlamentit solli ndikim negativ në raportin për Shqipërinë. 
Bregu tha se nëse PS bën taktika politike përgjigja do të jetë negative. Sipas saj, nuk ka më preteks që PS të pengojë integrimin e vendit.
Ministrja theksoi se detyrë e PS tashmë është të caktoje emrat për Avokatin e Popullit, Gjykatës së Lartë dhe emrat për anëtarët e Kushteteses ndërsa vuri ne dukje se mazhoranca është gati të plotësojë dhe rekomandimin ende të paplotësuar, atë të heqjes së imunitetit për deputetët.
“Jemi gati ta heqim nëse e propozon opozita”, tha Ministrja.

Pas ministres, në Komisionin e Integrimit kanë reaguar deputetët e opozitës. Ermelinda Meksi kritikoi raportin e ministres duke vënë theksin se ishte i njëanshëm.
Sherri
Pas kësaj debati nisi mes deputetit Taulant Balla dhe ministres Bregu. Deputeti socialist i kujtoi ministres raportin e OSBE-ODIHR ku sipas tij, raporti shprehet qartë se janë detyruar nëpunësit e administratës të dalin në mitingje.
“Lidhur me prioritetin 5 dhe 6, cështja e funksionit të zgjedhjeve dhe cështja e përmbushjes së hapave themelorë në reformimin e administratës. Raportin e OSBE-ODIHR ku thuhet qartë që opunonjësve të adminsitratës civile në një ministri në Tiranë iu kërkua pjesmarrja në mitingjet e PD dhe pjesmarrja e tyre u kontrollua. Dhe kjo është ministria juaj zonja Bregu” 
Balla vijoi deklaraten me fjalet: “Nëse doni ju personalisht të jepni kontribut për integrimin e konkretisht ne adresimin për rekomandimin për të luftur krimin e organizuar beni mire te rishikoni pozicionin tuaj ne postin drejtues te Ministrise se Integrimit”.

Bregu theksoi se kjo është shpifje e opozitës dhe një taktikë që PS e përdor për të bllokuar bisedimet.
“Në rast se ju zot Balla e keni ndarë mendjen për të mos votuar dhe të na hidhni hi syve me prezencën tuaj dhe vetëm për të bllokuar procesin besoj se këtë taktikë shumë e kanë kuptuar. Pastaj përsa i përket pjesës tjetër, ti zotëri, i cile ke kënduar këngët e xhaxhit Enver kur xhaxhi Enver kishte vdekur nuk pret njeri që të bësh hajër e të japësh kontribut në procesin e integrimit. Deduksionet e tua për raportin e OSBE-ODIHR, ti e paske gjetur që paska qënë ministria në fjalë dhe pse se shkruan raporti, kam përshtypjen që kur flet shumë bën gabime shumë të mëdha, se nuk marrin lejen të gjithë dhe dorën tëndë, pavarësisht ndonjë njeri mund të ta varë për qëllime të tjera”, pas këtyre fjalëve Ministrja e Integrimit cohet nga vendi ku ishte ulur dhe lë në mes mbledhjen e Komisionit të Integrimit.
Balla vijon “Nuk ke pse e prish mbledhjen, mund të vazhdosh të flasësh sërish”.
Bregu në dalje përgjigjet “kurse ti mund të vazhdosh të këndosh sërish për xhaxhin Enver”.

(d.b/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: 12 rekomandimet, Bregu sherr me Ballen ne Komisonin e Integrimit

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›