Rumania, Turqia dhe antiraketa në Ballkan
Programi i mburojës raketore të vendeve anëtare të NATO-s shënoi një progres, të paregjistruar deri tani, që dëshmon se ka nisur një fazë të re në realizimin e këtij projekti të madh sigurie. Tre shtete anëtare të NAT0-s sanksionuan njeri pas tjetrit angazhimin dhe pjesëmarrjen e tyre efektive në jetësimin e mburojës antiraketë, e cila, në optikën dhe në kohezionin atlantik, nuk mund të jetë veçse e përbashkët. Më 13 shtator, sekretarja amerikane e shtetit, Hilari Klinton, dhe ministri i Jashtëm rumun, Teodor Bakonchi, nënshkruan në Uashington marrëveshjen mes qeverisë së SHBA-së dhe qeverisë së Rumanisë për vendosjen e elementeve të sistemit të mbrojtjes raketore në territorin rumun. Më 14 shtator në Ankara u nënshkrua "Memorandumi i mirëkuptimit" mes SHBA-së dhe Turqisë për vendosjen në territorin turk të një kompleksi radarësh të fuqishëm si pjesë e sistemit të mbrojtjes raketore. Më 15 shtator, qeveria e SHBA-së dhe e Polonisë, njoftuan me një komunikatë të përbashkët se marrëveshja e tyre e mbrojtjes raketore balistike e vitit 2008-të, dhe protokolli shtesë i vitit 2010-të, për vendosjen e elementeve SM-3 të sistemit të mbrojtjes antiraketë në territorin polak, hyri në fuqi.
Në këtë mënyrë, kalohet në një fazë të re konkrete të ndërtimit të këtij sistemi të mburojës raketore, i cili është miratuar kolektivisht nga udhëheqësit e 28 shteteve anëtare të NATO-s në samitin atlantik të Lisbonës vitin e kaluar. Vendimi i qeverive të Rumanisë, Turqisë dhe Polonisë, për të kontribuar në jetësimin e këtij projekti të rëndësishëm të sigurisë atlantike, është angazhim dhe kontribut i tyre në forcimin e sigurisë së të gjithë shteteve anëtare, duke përfshirë edhe Shqipërinë. Ndonëse marrëveshjet e mësipërme janë dypalëshe, është e kuptueshme se produkti dhe objektivi i tyre është ombrella e sigurisë atlantike, që mbulon të gjitha vendet anëtare, nga Atlantiku në Detin e Zi, dhe nga Baltiku në Adriatik. Gatishmëria, që demonstruan qeveritë e Rumanisë, Turqisë dhe Polonisë, për të kaluar në fazën konkrete të projektit të mburojës antiraketë, është pjesë e barrës së përgjegjësisë atlantike të përbashkët, që kanë dhe duhet të kenë të gjithë vendet anëtare, pavarësisht se territori i kujt vendi është përcaktuar nga ekspertët ushtarakë të NATO-s si lokacioni më i përshtatshëm për mbrojtjen antiraketë.
Shtrirja e mburojës nga Europa Qendrore e deri në Ballkan, jep qartë angazhimin konstant të NATO-s për të mbrojtur të gjithë vendet anëtare, qofshin anëtare të vjetra apo të reja. Nuk është me rëndësi të nominohet konkretisht faktori i rrezikut për nevojën e mburojës raketore, sepse tektonia e bazave dhe e burimeve të rreziqeve për vendet e NATO-s është e lëvizshme në hapësirë dhe në kohë, dhe rrjeti mbrojtës, si afatgjatë që është, merr në konsideratë faktorët e tanishëm dhe ato të pritshëm të rrezikut.
Burimet e rrezikut dhe të kërcënimeve, që mund t'i vijnë Aleancës Atlantike, janë të përbashkëta, në sensin që cenimi i në shteti anëtar është automatikisht cenim i krejt Aleancës. As gjeografia, as historitë e veçanta të lidhjeve, dhe as madhësia e njërit apo tjetrit shtet anëtar, nuk mund të jetë garanci individuale sigurie apo një justifikim për devijim nga angazhimet e përbashkëta. Sepse vetë thelbi i NATO-s është pjesëmarrja dhe kontributi i përbashkët në mbrojtjen dhe sigurinë e përbashkët. Në fjalën, që mbajti në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes me ministrin e Jashtëm rumun, sekretarja Klinton theksoi se kjo marrëveshje reflekton angazhimin e SHBA-së dhe të aleatëve tanë në NATO, në mënyrë specifike për përgjegjësitë e nenit 5 të traktatit të NATO-s për mbrojtjen kolektive. E një rëndësie të veçantë vlerësohet nënshkrimi me Ankaranë i marrëveshjes për mburojën raketore, për vetë rolin specifik gjeopolitik dhe gjeostrategjik të Turqisë, dhe për peshën e saj në arkitekturën atlantike të sigurisë, si një shtet në kryqëzim të rrugëve të Lindjes së Mesme, të Mesdheut, të Azisë Qendrore dhe të Ballkanit, dhe sidomos si anëtar i NATO-s, fqinj me dy shtete problematike për marrëdhëniet dhe interesat aktuale dhe të ardhshme të Perëndimit, si Rusia dhe Irani. Një zyrtar i lartë amerikan, i cituar nga gazeta "Nujork Tajms" theksoi me këtë rast se marrëveshja me Ankaranë është vendimi më i rëndësishëm strategjik mes SHBA dhe Turqisë këto 15-20 vitet e fundit, kurse admirali Majk Mullen, shef i shtabit të përgjithshëm të ushtrisë amerikane, deklaroi se "marrëdhëniet e SHBA me Turqinë janë absolutisht jetike". Duhet pranuar se nuk ka qenë e lehtë për të arritur në këtë fazë të re të zbatimit të projektit të mburojës antiraketë, sepse shtetet pranuese të elementëve të sistemit të mburojës, Rumania dhe Turqia, janë ndodhur nën një presion intensiv nga shtete fqinj si Rusia, e cila është përpjekur të ngjallë opozicione edhe brenda vendeve mikpritëse të sistemit antiraketë, si dhe të provokojë probleme në marrëdhëniet e saj dypalëshe me këto vende. Rusia vazhdon me qëndrimin anakronik se sistemi atlantik i mbrojtjes antiraketë kërcënon sigurinë dhe interesat kombëtare ruse. Edhe më 14 shtator, MPJ-ja e Rusisë publikoi një komunikatë, ku shpreh reagimin e saj negativ për marrëveshjen e nënshkruar nga SHBA-ja me Rumaninë dhe me Turqinë.
E parë në një plan më të gjerë, kundërshtimi i Rusisë nuk vjen nga një shqetësimi ushtarak i saj, sepse ekspertë ushtarakë, madje edhe ata rusë, pohojnë se mburoja nuk përbën ndonjë kërcënim të potencialit strategjik të Moskës. Zhurma ruse është presion politik dhe vjen nga qëllime politike, ku Moska synon të pranohet si fuqi e madhe, e cila ka tagrin t'i kërkohet leje nga shtetet anëtare të NATO-s për marrëveshjet e tyre me NATO-n dhe me aleatët atlantikë. NATO i ka ofruar Rusisë pjesëmarrje në sistemin atlantik antiraketë, por Moska me qëndrimin e saj obstruksionist, ka bërë që deri tani bisedimet për këtë çështje të bllokohen. Kremlini përsëriti këto ditë kërkesën që NATO t'i japë atij garanci zyrtare dhe juridike se sistemi i mburojës atiraketë nuk drejtohet kundër Rusisë, gjë që tingëllon absurde në dritën e politikës, që ndjek vetë Rusia, e cila nuk i ka dhënë asnjëherë garanci vendeve të NATO-s se armatimi i ethshëm strategjik i saj dhe bazat e mëdha ushtarake, që ka dhe po ndërton në kufijtë e Aleancës Atlantike, nuk drejtohen kundër NATO-s. Vetë Rusia ka në Azerbajxhan një bazë të madhe radari dhe radiolokacioni, me rreze grumbullim informacioni dhe kontrolli ajror ushtarak 6 mijë kilometra, dhe me një personel ushtarak prej 1000 vetash, bazë që e disponojnë dhe drejtojnë për interes të tyre forcat e armatosura ajrore ruse. Moska nuk i ka dhënë ndonjë garanci as Turqisë e as Rumanisë, as SHBA dhe as NATO-s, se kjo bazë nuk përdoret kundër interesave atlantike. Në avancimin e ndërtimit të projektit të mburojës raketore bie në sy roli në rritje, që merr Ballkani në këtë projekt, sepse dy shtete anëtare të NATO-s, me të cilët SHBA-ja nënshkruan marrëveshjet këtë javë, janë shtete ballkanike. Kjo padyshim demonstron edhe një rol të ri, që merr gadishulli ynë, në dritën e zhvillimeve aktuale dhe të pritshme rreth Ballkanit. Kjo peshë e gadishullit për arkitekturën atlantike të sigurisë është një profil, që forcon kujdesin e Aleancës Atlantike, jo vetëm për proteksionin anëtarëve në rajon dhe të vetë rajonit, por edhe për zhvillimet pozitive demokratike dhe properëndimore në vendet e Ballkanit.
Pjesëmarrja e shteteve anëtare nga Ballkani në arkitekturën e sigurisë, është për t'u shënuar, sepse përbën një profilaksi përballë penetrimeve të fuqive të tjera të mëdha, si Rusia, të cilat po aktivizohen në mënyrë agresive në rajonin ballkanik, për të vendosur forma të ndryshme të pranisë ushtarake, policore, apo të sigurisë në gadishull. Kjo do të thotë se, me thellimin e angazhimit të disa vendeve anëtare nga Ballkani, bëhet edhe më i sigurt rrjeti protektiv i Aleancës Atlantike në gjithë vendet anëtare nga Ballkani. Ballkani integrohet dhe shkrihet më shumë me NATO-n, dhe asnjë qeveri e veçantë, sado e mbrapshtë qoftë në neglizhimin e interesave kombëtare dhe atlantike, nuk do të ketë fushë aq të lirë të flirtojë me shtete lindore, të cilat kërkojnë ta largojnë Ballkanin nga NATO dhe nga Perëndimi.