12 rekomandimet, Bregu sherr me Ballen ne Komisonin e Integrimit
TIRANË-Një muaj para se të jepet opinioni i radhës i Komisionit Europian për përmbushjen nga Shqipëria të 12 rekomandimeve për statusin e vendit kandidat në BE, ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu ka raportuar sot në Komisionin e Integrimit. Por, raporti eshte kritikuar ashper nga anetaret e opozites ne Komision.
Ne fjalën e saj ministrja e integrimit tha se dialogu politik mbetet prioritet për plotësimin e rekomandimeve të BE dhe për përshpejtimin e procesit të integrimit të vendit në Bashkimin Europian. Sipas ministres nëse do të ketë vullnet politik atëherë do të realizohet edhe reforma zgjedhore e cila është mjaft e rëndësishme për organizimin e zgjedhjeve të ardhshme sipas standarteve europiane. Bregu theksoi se reforma zgjedhore duhet të realizohet në bashkëpunim me ekspertë ndërkombëtarë.
Sipas saj procesi i integrimit është vështirësuar pas bojkotit të gjatë të opozitës ndaj Kuvendit ndërsa ka shtuar se nëse opozita nuk do të votojë ligjet që duan shumicë të cilësuar atëherë vendi rrezikon të marrë vlerësim begativ nga Bashkimi Europian.
Ministrja theksoi se mosfunksionimi i parlamentit solli ndikim negativ në raportin për Shqipërinë.
Bregu tha se nëse PS bën taktika politike përgjigja do të jetë negative. Sipas saj, nuk ka më preteks që PS të pengojë integrimin e vendit.
Minstrja theksoi se detyrë e PS tashmë është të caktoje emrat për Avokatin e Popullit, Gjykatës së Lartë dhe emrat për anëtarët e Kushteteses ndërsa vuri ne duje se mazhoranca është gati të plotësojë dhe rekomandimin ende të paplotësuar, atë të heqjes së imunitetit për deputetët.
“Jemi gati ta heqim nëse e propozon opozita”, tha Ministrja.
Pas ministres, në Komisionin e Integrimit kanë reaguar deputetët e opozitës. Ermelinda Meksi kritikoi raportin e ministres duke vënë theksin se ishte i njëanshëm.
Sherri
Pas kësaj debati nisi mes deputetit Taulant Balla dhe ministres Bregu. Deputeti socialist i kujtoi ministres raportin e OSBE-ODIHR ku sipas tij, raporti shprehet qartë se janë detyruar nëpunësit e administratës të dalin në mitingje.
Bregu theksoi se kjo është shpifje e opozitës dhe një taktikë që PS e përdor për të bllokuar bisedimet. Balla vijoi deklaraten me fjalet: “Nëse doni të jepni kontribut për integrimin e konkretisht për rekomandimin për të luftu krimin e organizuar largohuni nga posti që mbani”.
Pas kesaj deklarate Bregu reagon. "Ti i kendoje Enverit, kur ai vdiq".
Pas këtij debati, ministrja largohet nga Komisioni, duke lene mbledhjen pergjysem.
(d.b/BalkanWeb)