Topalli: Rama të mos bllokojë integrimin, të hapur për propozime
TIRANE- Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, deklaroi sot se mirëpret çdo propozim të opozitës për reformën parlamentare, me kushtin e vetëm që ato të jenë për përmirësimin e standardeve europiane.
Në një konferencë për shtyp, pas kthimit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kryetarja e kuvendit deklaroi se nuk kishte ende në dorë propozimin e opozitës por se ishte e hapur ta shqyrtonte.
“Nuk mund të rrëzoj dicka që nuk e kam në dorë. Kryetari i kuvendit është i hapur dhe mirëpret çdo inisiativë që çon në përmirësimin e standardeve. Ne mirëpresmim për të shqyrtuar cdo propozim”- tha sot Topalli.
Më tej ajo ftoi dhe një herë liderin e opozitës që të bashkëpunojë për integrimin dhe të mos bllokojë procesin duke tërhequr draftet.
“Nëse është e vërtetë se ka kërkuar tërheqjen nga rendi i ditës, më duket se është bllokim- Nuk do doja ta paragjykoja, nëse kërkohet dorëheqja e drafteve nuk është kurs i ri për zhbllokim por bllokim. “- tha Topalli duke përmendur një shprehje të presidentit të Obamës se “bllokimit duhet ti vëmë grushtin”. “Integrimi- tha më tej kryetarja e Kuvendit- nuk pranon kushte”
Topalli i bëri apel sërish Ramës “për të ftuar dhe rimenduar për të mos bllokuar procesin e integrimit jemi të hapur për cdo propozim, por të mos e bllokojmë”
Kreu i PS-së Rama deklaroi sot se për ligjet që duan 3/5 në Kuvend. “Ne nuk do ngremë kartonin jeshil për arnat e Jozefinës, por jemi gati të punojmë me palën tjetër për vizionin e BE. Synojmë tërheqjen sa më parë të drafteve ‘rroma-përrtoma’ dhe të punojmë për projekte të denja”
(s.g/balkanWeb)